Shqip

Athinë, familja shqiptare në ndihmë të 150 refugjatëve

Greqia ditët e fundit po pret një numër jashtëzakonisht të madh refugjatësh nga Siria. Në portin më të madh të vëndit , në Pire, është bllokuar një numër i madh refugjatësh të cilët dëshirojnë të ikin për në shtetet e Bashkimit Europian, por mbyllja e kufijve nga shtetet e Koridorit Ballkanik, i ka lenë ata në pritje në Pire. Gjithësesi në gjithë Greqinë llogaritet se janë bllokuar  mbi 20.000 refugjatë.

Solidaritete për refugjatët është i dukshëm në të gjithë vëndin. Me qindra qytetarë kanë dalë në ndihmë të refugjatëve në qëndrat e pritjes, ku secili mundohet të ndihmoj, ose me ndihmë materiale ose duke kontribuar vullnetarisht në menaxhimin e kësaj krize

Siç raporton Top Channel, në një nga kampet e refugjatëve ndihmon vullnetarisht edhe një familje emigrantësh shqiptarë të cilët çdo ditë përgatisin ushqime në banesë dhe u ofrojnë një vakt të ngrohtë deri edhe 150 refugjatëve.

Bashkë me gjyshen e saj, një vajzë, fëmijë nga martesa e një shqiptari me një emigrante nga Ukraina, thotë se, së bashku me gjyshen dhe babanë e saj ndihmojnë emigrantët me ushqim.

“Ne vijmë e iu sjellim për të ngrënë emigrantëve. Ata na thonë faleminderit në anglisht. Ndihem mirë, është mirë të ndihmosh njerëzit në nevojë”, thotë Arjana Sulollari.

Xhevahir Sulollari, emigrant në Athinë në të shumtën e kohës është i papunë, por pavarësisht kësaj, me të ardhurat e tij blen ushqime për refugjatët.

“Vijmë këtu çdo ditë në mbrëmje, pasi i kemi bërë gati në shtëpi. I shpërndajmë pasi mblidhen njerëzit dhe këtë e bëj, sepse kam vuajtur edhe vet në fillim. E di çdo të thotë të jesh pa ngrënë dhe sidomos me fëmijë të vegjël”, thotë Xhevair Sulollari, emigrant në Greqi.

Burimi http://www.top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=320834#tab

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top