ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Athina premton zgjidhje për problemin e toponimeve

dashnor_dervishi

Siç ishte bërë e ditur para disa ditësh ,

Siç ishte bërë e ditur para disa ditësh , sot në orën 13.00 u zhvillua një takim formal mes Ambasadorit të Republikës të Shqipërsë në Greqi zotit Dashnor Dervishi dhe Ministrit të Jashtëm të Greqisë, zotit Evangjelos Venizelos.

Sipas informacioneve të para në këtë takim Ambasadori i Shqipërisë ka kërkuar zgjidhe të problemit të toponimeve në pashaportat biometrike shqiptare, ku sipas zotit Dervishi po penalizon fëmijët.

Kryediplomati grek ka premtuar se Ministria e Jashtëme Greke do hyj menjëherë në kontakt me Ministrinë e Jashtëme Shqiptare me qëllim zgjidhjen përfundimtare të këtij problemi.

Ambasadori i Shqipërisë ka ofruar angazhim të plotë nga ana shqiptare për zgjidhjen në mënyrë përfundimtare dhe sa më të shpejtë të problemit, cili është kthyer në një mankth dhe një turturë të vërtetë për emigrantët shqiptarë në Greqi.

Me sa duket për një leje të përkohëshme  me qëllim që emigrantët shqiptarë në Greqi të kenë mundësi të vizitojnë Shqipërinë për pushimet e Gushtit , nuk u diskutua, por kjo çështje i përket Ministrive të Brendëshme të dy vëndeve për ta zgjidhur, si dhe pikave kufitare, ashtu siç u praktikua për Pashkë dhe për zgjedhjet parlamentare të 23 Qershorit në Shqipëri.

 

albanians.gr

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top