ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Atentat kundër gjuhës shqipe

Ndoshta të padëshirueshme këto vargje për cilindo shqiptar

me gjak shqiptari, por janë një realitet historik i pa diskutueshëm, janë një dhimbje e padurueshme, janë humbje të pazëvendësueshme, janë faje të pafalshme, për të cilët brezat vetëm do të na ndëshkojnë. Jemi një nga kombet më të lashtë në planet, me histori të lakmueshme, e mbi të gjitha me një gjuhë orgjinale.

 

dhe zogjtë në shtegëtim

Cicërimën nuk e humbën,

Gjuha shqipe në mërgim

Viktima, që mori plumbin!

 

Nuk dua të marr përsipër dhe të luaj rolin e një Albanalogu, por të një bashkëkohësi, i cili po përjetojmë me dhimbje tragjedinë e vetasimilimit.

Kemi vite në emigracion, në Greqi, ku punojmë dhe jetojmë me të mirat dhe të këqijat, që na serviri përzgjedhja jonë, pra emigrimi. Shkelëm në rrugë të panjohura, humbëm jetë njerëzish, sidomos nga rinia, i kapërcyem, derdhëm djersën tonë, u miqësuam me vëndasit, por fatkeqsisht mohuam vetveten.

Ndërruam emrat, kombësinë, atësinë e mëmësinë, traditat, zakonet dhe një mëngjes u gëdhim “ASKUSHËT”! Por sidoqoftë ndërgjegjja kombëtare mbijetoi! Shtypi mërgimtar i kohës i ka paraprirë në vazhdimësi dhe ka luajtur një rol të veçantë në sensibilizimin e komunitetetit të mërgimtarëve shqipëtarë në Greqi për ruajtjen e gjuhës amtare!.. Në këto përpjekje nuk ka munguar edhe kontributi i shumë intelektualëve atdhetarë në mërgim për ruajtjen e identitetit kombëtar. Ka vite në Greqi, që emigrantët me profesionin e mësuesit bëjnë përpjekje për ruajtjen dhe mësimin e gjuhës shqipe. Janë organizuar në mbarë Greqinë në një këshillë pedagogjik me drejtues ish arsimtarin Jovan Mëhillin, kanë marrë pjesë në disa seminare për ruajtjen e gjuhës shqipe në Kosovë, Maqedoni, por jo në Greqi.

Këtë vit, Ministria e Arsimit e Shqipërisë, me Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencave të Kosovës organizuan në qytetin historik të Vlorës seminarin e radhës, ndërsa mësimdhënësit e gjuhës Shqipe në Greqi u përjashtuan! Më 28 korrik 2010, ora 14, 00, kur kur seminari kishte përfunduar në orën 12, 00, vjen nga Ministria e Arsimit e Shqipërisë njoftimi për pjesëmarrjen e mësuesve të gjuhës shqipe në Greqi, ku nuk merreshin përsipër nga organizatorët e seminarit, as ushqimi, hotelet, apo udhëtimi për pjesëmarrsit në këtë veprimtari!

Ndoshta këtë moment do ta sqaroin më mirë drejtuesit e këshillit pedagogjikë në Greqi, të cilët disponojnë edhe korrespondencën me dikasterin Shqiptar të arsimit! Ajo për të cilën duhet të ngremë zërin e protestës është se iku edhe një vit dhe problemi i ruajtjes së gjuhës amtare, jo vetëm nuk u vu në shinat e veta, por mori një goditjen e radhës nga shtetarët Shqiptarë. Dhe neve nuk na mbetet gjë tjetër vetëm të brohorasim: “RROFSHIN SEMINARET”, që mbushin xhepat e shtetarëve!

Së paku në pozicionin e një veprimtari të angazhuar në veprimtaritë atdhetare, mund të dëshmoj se kemi plot dhjetë vjet, që jemi organizuar dhe përpiqemi për të ruajtur e zhvilluar gjuhën shqipe te fëmijtë e emigrantve. Para nëntë vjetve organizova një konkurs të gjuhës shqipe me disa fëmijë të emigrantëve për librin e emigrantit atdhetar Novruz Abilekajt, “GJUHA SHQIPE NË FAMILJE”. Ishte një fillim dhe një përpjekje e radhës, por që la mbresat e veta. Sot, mbas nëntë vjetësh një fëmijë, i cili në ato momente ishte tetë vjeç dhe sot është shtatëmbëdhjetë, më takon dhe më thotë: “Xhaxhi, flas dhe shkruaj shqip, po ju nuk e mbajtët fjalën të na hapnit shkollën shqipe, siç na premtuat!”… Sigurisht, nuk e pata të vështirë për ta qetësuar dhe aq më tepër për t’iu angazhuar, se përpjekjet tona do të jenë të pashterrshme.

Le të shtrojmë një pyetje më tepër për opinion se sa për zgjidhje të problemit: Përse shtetarët shqiptarë i përjashtuan atdhetarët emigrantë nga Greqia të mësimdhënies së gjuhës Shqipe nga seminari i vitit 2010? Nuk ka arsye, për veç karakterit të tyre të korruptuar! Pra, fondet e akorduara për mësimdhënësit e gjuhës Shqipe në Greqi lehtësisht kalojnë në xhepat e brashnjxhinjve të Ministrisë së Arsimit në Shqipëri. Koha ka vërtetuar, se qeveritë shqiptare kujtdo i kanë shërbyer, vetëm shqiptarëve, JO.

Edhe një fakt për të kompletuar opinionin tonë: Në seminarin e Vlorës morën pjesë edhe tre katër persona nga Greqia. Përse kjo ndërhyrje dhe përçarje institucionale ndaj komunitetit Shqiptar në Greqi. Sigurisht për të justifikuar veten, se Shqiptarët e Greqisë nuk janë përjashtuar nga seminari! Në të vërtetë, ata kanë shkaktuar një autogol dhe të mos mendojnë se do na shesin gorricat për dardhë! Dy vjet më parë, në bashkëpunim me këngëtaren e mirënjohur të këngës polifonike dhe popullore, gjirokastriten Juli Çenko hodhëm në publik këngë me titull “GJUHA SHQIPE” si një plagë e pakurueshme në këto vite. E vërteta është se kënga pati jehonë dhe ndikoi sidomos në familjet shqiptare në sensin pozitivë. Por në ekranet televizive jetëgjatësia e kësaj kënga nuk zgjati as gjashtë muaj!.. Dhe këtë vit mësova nga një pronar i një kanali televiziv, i cili m’u lut të mos ta identifikoj, se për këngën “Gjuha Shqipe” ka patur porosi të mos transmetohet. Sa TURP, KRIM, kur kjo këngë në video të lirë – internet ka qindra mesazhe nga më inkurajuset dhe njëqind mijë dëgjues në mbarë diasporën. Në se është i vërtet pohimi i mikut tim, nuk besoj se do të ketë gjë më antishqiptare, se qeveritarët tanë, jo pse Unë jam autori i tekstit, por se kënga përcjell një plagë, që kërkon shërim!

Me gjthë përpjekjet e vazhdueshme për të kuruar, sado pak këtë plagë të tranzicionit demokratik shqiptar, e vetmja arritje, që duhet të pranojmë është fjala popullore “SIT E MOS GATUAJ”, dhe ajo për të cilën duhet të pranojmë, se autorët e kësaj drame mbarëkombëtare janë vetëm e vetëm politikanët Shqiptarë të të gjitha ngjyrave dhe krahëve. Ata janë ATENTATORËT E VËRTETË TË GJUHËS SHQIPE!!!

Kastriot Lekdushi
Autori është sekretar i përgjithshëm i Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

Gazeta Tribuna ne Greqi

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top