Shqip

Arvizu zbulon: Vizat në SHBA për shqiptarët do të bëhen 3-vjeçare

Gjatë një interviste televizive sonte në mbrëmje në Top Channel, pak ditë para largimit pas mbarimit të mandatit diplomatik nga Shqipëria, ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu ka dhënë intervistën e tij të fundit.

Ai ka zbuluar një lajm të mirë për shqiptarët, atë të zgjatjes së afatit të vizave për shqiptarët që duan të shkojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas kryediplomatit amerikan në Tiranë, vizat 1-vjeçare që jepeshin nga SHBA-të, tashmë do të bëhen 3-vjeçare.

“Duke nisur nga nesër, do të kemi një politikë të re që do të zbatohet, – tha Arvizu. – Deri më sot, shqiptarët janë kualifikuar, B1, B2, vizat turistike, vizat e studentëve për një vit, por në ambasadë, ne kemi punuar me Byronë e Çështjeve Konsullore në Departamentin e Shtetit, që të lehtësonim kushtet e lehtësimit të vizave. Jam shumë i kënaqur, që duket nisur që nesër, për të gjithë ata shqiptarë që kualifikohen për vizë studentore apo vizë vizitori, vlefshmëria e tyre do të jetë 3 vjet dhe jo 1. Kjo do të kursejë para, sepse njerëzit nuk janë të detyruar të aplikojnë çdo vit. Në këtë rast, nuk do të ketë ndryshime sa i takon kërkesave për numrin e vizave”.

Lidhur me liberalizimin e vizave me SHBA-të, Arvizu u shpreh se kjo gjë është praktikisht e pamundur: “Do të ketë një rrugë të gjatë që Shqipëria të bëjë pjesë në vendet të cilët hyjnë pa viza në SHBA”, – pranoi Arvizu. 18 dhjetor 2014 (gazeta-Shqip.com)

Për të gjithë ju që jetoni në Athinë dhe nuk mund të bëni vetë kërkesën për vizë, stafi ynë mund të vijë në ndihmë kundrejt një pagese të vogël

Nëse dëshironi ndihmë në aplikimin tuaj , TELEFONONI TANI tek    2112156596,   6987419091  ose  6979489060

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top