ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Artisti Shqipëtar i Tattoo dhe Bodypiercing flet për Albanians.Gr

Shqiptarët e suksesshëm në greqi padyshim janë të shumtë

Shqiptarët e suksesshëm në greqi padyshim janë të shumtë

dhe ne ndihemi krenar për këtë.Artistët gjithashtu janë të shumtë dhe ne sot do tju prezantojmë një artist të vërtet.Ai quhet Ilirjan dhe vjen nga qyteti më  jugor i Shqipërisë,nga Saranda jonë e bukur. Ne e takuam Ilirjanin tek studio e tij në qendër të Athinës dhe realizuam një bisedë të lirë rreth veprimtarisë profesionale të tij.

Çfarë të solli në trojet helene Ilirjan?
Si gjithë emigrantët erdha dhe unë me familjen time për një të ardhme më të mirë,duke qën se në atë kohë jeta ishte shumë e vështirë për të gjithë shqiptarët.

Hase vështirësi vitet e para për tu përshtatur me një ambjent të ri?
Normalisht që po,ato vitet mu desh të bëja shumë punë të ndryshme si ndërtim etj, për të mbijetuar.Por dëshira ime për pikturën- tatooing nuk u shua kurr.

Në cilën moshë kuptove që piktura-tatooing është diçka më tepër se hobi?
Që në moshë të vogël vëreja që më pëlqente kjo gje,kur shikoja filma ajo që më fiksohej ishin tatoot.

Ke ndjer rracizëm ndonjëherë?
Edhe ka pasur raste,por në shumicën e rasteve ky rracizëm kishte të bënte sepse trupi im ishte i pikturuar dhe jo sepse isha shqiptar.

Ti tashmë hobin e ktheve në profesion, je ndodhur në pozita që klientët e tu të reagojnë për origjinën tënde?
Shumicat e klientëve të mi nuk kanë pasur probleme të tilla,pasi unë me punën time isha një shembull pozitiv dhe kjo arrinte ti shuante paragjykimet.

Përveç tatoo dhe body piercing çfarë të pëlqen të bësh?
Një dashuri tjetër e imja është muzika,smund të jetoj pa të,ajo më shoqëron në çdo hap të jetës.Shpeshherë edhe këtë hobi e kthej në profesion duke luajtur muzik në clube nate të kryeqytetit Grek.

Çfarë roli ka familja në jetën tënde?
Jam rritur në një familje tradicionale shqiptare,dhe si e till destinacioni ynë duhet tëjetë krijimi i një familje të shëndetshme me baza të forta.Unë ja kam arritur këtij qëllimi dhe jam baba i tre vajzave,dhe ndihem shumë me fat.

Nëse vajzat e tua do të zgjidhnin të ndiqnin hapat e tua,ti do të ishe pran tyre?
Po sigurisht,unë do ti mbështes për çfardolloj profesioni që ato do zgjedhin të bëjnë në jetën e tyre.

Mund tna përmendësh një tatoo që të ka lën mbresa ty dhe që ka krijuar zhurmë rreth tij?
Rasti i fundit ishte me rastin e 100 vjetorit shkaba 2 krenore nga një anë heroi ynë Gjergj Kastriot Skënderbeu dhe nga ana tjetër Nënë Tereza.

Cilat janë planet e tua për të ardhmen?
Plani im afatëgjatë është të kthehem në atëdheun tim dhe të ushtrojë atje profesionin tim.

Çfarë mesazhi do tju përçonit ju të rinjëve që jetojnë në greqi dhe jo vetëm?
Do t’ju thoja të besojnë tek vetja e tyre dhe të përpiqen hobin ta kthejnë në profesion,gjithmonë të bëjnë atë që kanë më shumë dëshirë.

 

www.albanians.gr në bashkpunim me Jack Tatoo ju bën juve një dhuratë prej 15 % ulje për të gjithë ata  që kanë dëshirë të zbukurojnë trupin  me tatoo dhe piercing.

Ne e falenderojmë shumë Ilirjanin për bisedën tonë të sinqertë,dhe i urojmë atij suksese të mëtejshme.

 

 

 

 

 

Morena Lumani për www.albanians.gr

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top