Shqip

Artistët shqiptarë koncert për shenjtërimin e Nënë Terezës VIDEO

Artistët shqiptarë koncert për
shenjtërimin e Nënë Terezës

 

Është zhvilluar në Bazilikën e Shën Palit në Vatikan koncerti në nderim të shenjtërimit të humanistes shqiptare Nënë Tereza.

Yjet e kombit shqiptar Rita Ora, Inva Mula, Ermonela Joho dhe Shkëlzen Doli kanë performuar në nderim të Nënë Terezës.

Rita Ora dhe legjenda e futbollit shqiptar Lorik Cana në fjalën e tyre u shprehën se koncerti është një fjalim dashurie me muzikë që mund të përmblidhet me fjalët ‘Bota mund të shpëtohet vetëm me dashuri”.

“Ne bijtë e gjakut dhe shpirtëror jemi këtu për ta nderur veprën e saj në dobi të të varfërve, që bashkoi njerëzimin me fuqinë e besimit. Këtë e dëshmon edhe koncerti dhe prania juaj.

Koncerti është një fjalim dashurie me muzikë që mund të përmblidhet me fjalët ‘Bota mund të shpëtohet vetëm me dashuri”.

Sopranoja shqiptare  Inva Mula interpretoi “Ave Maria” të Schubert. Ndërsa “Thais Meditation” i Massenet erdhi nën tingujt e violinës së Shkëlzen Dolit.

“Panis Angelicus” u interpretua nga sopranoja Ermonela Jaho. “Fjalët e Qiririt”, të Limos Dizdarit, nga tenori Ramë Lahaj.

“What Child is This”, një ndër simbolet më të famshme të Krishtlindjeve, u interpretua nga këngëtarja e famshme me origjinë nga Kosova, Rita Ora, nën orkestrimin e Shpëtim Saraçit.

 

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top