ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Arrestohen 4 persona për sulmin mbi autobuzin Athinë Tiranë

Zbardhet ngjarja e rëndë kriminale ku u qëllua me armë autobusi i Tiranë-Athinë dhe ku mbeti i vrarë pasagjeri 23 vjeçar Laurent Tabaku.

Policia ka ndaluar katër persona si autore të dyshuar të tentativë për grabitje me pasojë vdekjen.

Sipas Policisë së qarkut Gjirokastër të ndaluarit janë Klajdi Tringa, 20 vjeç, Besmir Ruçi, 22 vjeç Jurgen Lola 21 vjeç, Gentian Beqiraj 27 vjeç, të gjithë nga Memaliaj.

Nga hetimet rezultoi se Klajdi Tringa, Besmir Ruci dhe Jurgen Lola të ndihmuar nga Gentian Beqiraj kishin bërë planin një natë para ngjarjes në një lokal në fshatin Vasjar për të grabitur me armë autobusin.Policia thotë se katër të rinjtë kanë qenë nën efektin e kanabis sativa.

Mësohet se qëllimi i 4 të rinjve nga Memaliaj ka qenë grabitja e autobusit që po kthehej nga Athina në drejtim të Tiranës.

Mësohet se qëllimi i 4 të rinjve nga Memaliaj ka qenë grabitja e autobusit që po kthehej nga Athina në drejtim të Tiranës.

Pas ngjarjes së rëndë autorët janë larguar me një automjet Mercedes Benz në pronësi të të ndaluarit Klajdi Tringa. Makina u sekuestrua nga policia dhe brenda saj u gjet një sasi e vogël kanabis sativa.

Policia e Gjirokastrës, përmes njoftimit për media sqaron se armët e krimit, autorët i kanë hedhur në lumin Vjosë dhe polumbarët kanë nisur kërkimet për gjetjen e tyre. “Arma kallashnikov ishte siguruar nga bashkëpunëtori në ngjarje Gentian Beqiraj”, thuhet në njoftimin e policisë.

burimi www.shqiptarja.com

VIDEO A1 REPORT

lexoni akoma

Qëllohet me armë autobuzi Tiranë Athinë Dy të plagosur

Ndërron jetë njëri njëri nga të plagosurit në sulmit e sotëm mbi autobuzin Athinë Tiranë

Ι ati i viktimës Laurentin ma vranë kriminelët. Dua drejtësi

Një parregullsi në dokumenta që i kushtoi jetën një të riu..

Sulmi mbi autobuzin Athinë Tiranë Policia e Gjirokastrës shoqëron 9 persona Vijojnë hetimet

Dëshmia e pasagjerëve Shoferi eci shpejt Fati jonë që shpëtuam

Sulmit mbi autobuzin Athinë Tiranë Policia ofron 10000 euro për informatorët

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top