Shqip

Arrestohet “Saimir Tahiri”, drejtonte makinën në gjendje të dehur

Arrestohet “Saimir Tahiri”, drejtonte makinën në gjendje të dehur

Policët nuk i kanë besuar syve kur kanë arrestuar “Saimir Tahirin” i cili vetëm një ditë më parë është kapur teksa po i jepte automjetit të tij në gjendje të dehur.

Për disa çaste atyre iu është dashur që të shohin mirë dokumentet, pasi për shkak të gjeneraliteteve personi që kishin përballë kishte emrin e numrit një të dikasterit blu.

Por, shpejt kanë kuptuar se bëhej fjalë vetëm për një rastësi, ku një 38-vjeçar nga Tirana me emrin Saimir Tahiri është kapur teksa po drejtonte mjetin.

Jo vetëm kaq, por i dehuri në timon nuk ka pranuar që të kontrollohet, pasi ka pretenduar se është “Ministër i Brendshëm”, ku iu ka thënë efektivëve se, “Nuk pranoj që të kontrollohem, pasi jam Ministër i Brendshëm”.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën e “Elbasanit” kur drejtuesi i automjetit tip “Citroen” ka qenë i dehur dhe në momentin e ndalimit nuk ka pranuar as që të kontrollohet e as të bëjë testin e alkoolit.

Ja komunikata e Policisë Tiranë.
Më datë 28.08.2016, u arrestua shtetasi Saimir Tahiri., 38 vjeç, banues në Tiranë, në rrugën e “Elbasanit”, u konstatua duke drejtuar në gjëndje të dehur mjetin tip “Citroën”, dhe ka kundërshtuar punonjësit e policisë, pasi nuk ka pranuar të bëjë testin e alkoolit. Parashikuar nga Nenet 291 & 242 të Kodit Penal.

Burimi http://shqiptarja.com/news.php?id_legami=216101

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top