Mbrëmjen e djeshme, policia ka vënë në pranga katër persona, të cilët akuzohen për abuzim me një 13-vjeçare. Mes personave të arrestuar është edhe babai i vajzës, Bashkim Leka. Arrestimet janë kryer pas denoncimit të 13-vjeçares, me inicialet M.L., e cila pretendon se është përdhunuar nga babai i saj dhe nga 3 persona të tjerë, dy prej të cilëve janë kushërinj të së miturës.
Të arrestuarit janë shtetasit Ardis Leka, Bertol Leka dhe Fation Gash, të tre banues në lagjen e vajzës. Të tre këta persona akuzohen për marrëdhënie seksuale me forcë. Pas denoncimit të vajzës së mitur, policia ka ndaluar babanë e saj dhe 3 djemtë e rinj, ndërsa po punon për të zbardhur ngjarjen.
burimi www.shekulli.com.al
