Shqip

Arrestohen dy efektivë të policisë Kërkuan rrushfet në këmbim të lejimit për të kaluar kufirin

Dy punonjës të policisë në pikën kufitare të Kakavijës përfunduan në pranga pas denoncimit të transmetuar të hënën nga emisioni “Fiks Fare”. LEXONI MË SHUMË  SKANDAL “Fiks Fare”: Ja si kthehen në kufi shqiptarët që nuk paguajnë VIDEO

Ata akuzohen për marrje rryshfeti në të paktën tre raste ndaj qytetarëve shqiptarë, në këmbim të lejimit për të kaluar kufirin.

Në njoftimin e shpërndarë nga Ministria e Brendshme thuhet se Shërbimi i Çështjeve të Brendshme u vu në lëvizje pas transmetimit të pamjeve filmike në “Fiks Fare”.

Për më shumë lajme klikoni në faqen tonë në Facebook

Shikoni videon

“SHÇB ka vërtetuar dhe dokumentuar ligjërisht se punonjësit e Policisë Veziko Bejko dhe Ylli Hoxha, kanë konsumuar elementë të veprave penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Korrupsionit pasiv të kryer nga persona të cilët ushtrojnë funksione publike”, thuhet në deklaratën e MB.

Dyshohet se Ylli Hoxha, me detyrë kontrollor dhe përgjegjësja e turnit Veziko Bejko, me detyrë në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë kanë përfituar shuma të konsiderueshme parash në këmbim të lejimit të kalimit të paligjshëm të kufirit të 3 shtetasve drejt Greqisë, pasi këta të fundit kishin mangësi në dokumentacion për të udhëtuar në zonën Shengen.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, e cila urdhëroi ndalimin e 2 punonjësve të policisë.

Gjithashtu, Policia e Shtetit ka përjashtuar dy punonjësit për shkelje të rënda të detyrës.

Burimi www.top-channel.tv

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top