ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Arratiset shqiptari nga gjykata greke, u hodh nga kati i katërt

GREQI- Një shqiptar është arratisur ditën e djeshe nga gjykata e Pireut, duke u hedhur nga kati i katërt i institucionit, në tarracën e një tjetër ndërtese.

Policia greke është vënë në kërkim për gjetjen e shqiptarit, ku janë përfshirë shumë efektivë policie si dhe 2 helikopterë.

I arratisuri kishte vuajtur më parë dënimin me burg për trafik droge e vjedhje, dhe për sjellje të mirë ishte liruar me kusht, por pasi shkeli lirimin me kusht, ishte arrestuar sërish.

Sipas informacioneve paraprake nga dëshmitarët, shqiptari u shpëtoi rojeve të sigurisë, doli qetësisht nga dera e gjykatës dhe u largua pa rënë në sy.

/Shekulli Online/S.L./

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top