ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Aroganti flet për Albanians.Gr – Video

Aroganti është një djal i ri dhe shumë i talentuar nga Bregdeti

Aroganti është një djal i ri dhe shumë i talentuar nga Bregdeti

Kariera e tij muzikore numëron plot 11 Albume dhe seri me koncerte live.Edhe pse është kaq i talentuar dhe si suksesshëm në atë që ai di më mirë të bej,nuk ndalon të jetë një djal i thjesht dhe mjaft i shoqëruar.Aroganti flet ekskluzivisht për Albanians.Gr.

-Fillimisht dua të më tregosh disa gjëra për veten tënde ,si lindi dëshira për të shkuar ?
-Sic të thash dhe pak më parë jam nga bregdeti…Krijimet më kan pas pëlqyer gjithmonë( që në shkollën fillore).Dhe kontakti im me muzikën ishte i rastësishëm ! Më pas më lindi dëshira të shkruaj,dhe ato që muzika rap përcjell është jeta e secilit,janë eksperiencat tona,shqetësimet etj.

-Çfarë simbolizon pseudonimi  ‘’Aroganti’’ ?
-Aro- janë shkronjat e para të emrit tim ,G është shkronja e parë e mbiemrit,dhe Anti- kundër.

-Sa rëndësi ka fama dhe paraja për ty?
-Fama për mua ska absolutisht asnjë rëndesi edhe paraja gjithashtu.Vetëm se kur kemi para lehtësohen disa proçese siç është mbijetesa.

-Një seri albumesh përmbushin jetën tënde artistike,sa ndikon kjo në jetën tënde private qoft kjo familjare apo sentimentale?
-Aspak nuk ndikon,unë vazhdoj të jem I thjeshtë dhe ti dua njëlloj njerëzit e mi.

-Ka pas faza në jetën tënde ku ke qën me të vërtet ‘’ Arogant’’ ?

-Po ka pas,dhe jam penduar që në faza të ndryshme kam nënvlerësuar situata,por jo njerëz.Në shumë raste kam ndihmuar të rinj që merren me hip-hop.

-Mendon se hip- hop në Shqipëri apo Greqi mund të jetë një rrymë që do të ketë vazhdimësi apo do të vdesi me kalimin e kohës?
-Në momentin që dikush e shikon si rrymë ajo do të vdesi.Por në momentin që e shikon si mënyrë jetese nuk do të vdesi kurr.

-Duke qënë se jetojmë  largë atëdheut tonë mendon se shumica e të rinjëve janë asimiluar në kulturën greke?Dhe nëse po është dicka negative apo positive?
-Mendoj se është asimiluar mjaftushëm,por se është positive apo negative koha do e tregojë.

-Mendon se në këtë krizë,qoftë ajo ekonomike apo morale ,rinia argëtohet me pak apo njëlloj?
– Rinia sido që të jenë kushtet do e gjejë një mënyrë për tu argëtuar,edhe pse kushtet janë të vështira Rinia në Greqi argëtohet.

-Je penduar për mundësi që të janë dhënë dhe I ke lënë pa shfrytëyuar ose nuk I ke shfrytëzuar aq sa duhej? -Po sigurisht.

-Çfarë është lumturia për ty?
-Mirëqënia familjare,dhe si pasoj qetësia shpirtërore.
-Në këtë moment po përgatit diçka të re?
– Po puna e fundit e ka titullin ‘’Oksigjen’’ – Kurorat fiks 2012 nga Bav Records.

Ne e falenderojmë Arogantin për përgjigjet e tij më se të sinqerta dhe I urojmë gjithë të mirat ! Vazhdo dhe krijo tekste fantastike dhe kuptimplota !

 

Nga: M.L për Albanians.Gr

 

 

{youtubejw}PjkJ9eXg1kI{/youtubejw}

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top