ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Anglia ashpërson masat kundër emigrantëve dhe studentëve të huaj. Ndalon kurimin falas

Anglia ka marrë masa shumë të rrepta për luftën

Anglia ka marrë masa shumë të rrepta për luftën kundër emigracionit ilegal. Sipas një ligji të ri që pritet të miratohet, emigrantët e paligjëshëm nuk do kurohen më falas në spitalet e Anglisë.

Qëllimi i këtij ligji është të detyrohen emigrantët e paligjëshëm të ikin nga Anglia, të ikin të gjithë ata “që skanë të drejtë të jenë këtu” siç shprehet një zyrtar qeveritar tek gazeta «The Telegraph».

Gjithashtu masa të tjera pritet të miratohen për luftën kundër emigracionit ilegal. Një nga këto është që çdo qeradhënës që jep shtëpi me qera tek emigrantë është i detyruar të kontrolloi nëse emigranti është i ligjëshëm. Nëse një qëradhënës kapet ti ketë dhënë shtëpi me qera një emigranti të paligjëshëm do paguaj gjobë 3000 lira.

E njëjta situatë edhe në sektorin e punësimit, ku kush punëdhënës do zbulohet të ketë punësuar emigrant të paligjëshëm do paguaj gjobë 20000 lira.

Por ndryshimet në sistemi e shëndetësisë nuk kapin vetëm emigrantët ilegalë por edhe studentët e huaj që studjojnë në universitetet Britanike. Sipas ligjit të ri, çdo student jo anglez, do duhet të japi 200 lira në vit për shërbimin shëndetësorë. Nënvizojmë se në Angli këtë moment studjojnë 300.000 studentë të huaj, dhe pritet që deri në viti 2025 ky numër të ketë arritur 480.000 studentë

albanians.gr

Lexoni akoma

Llotaria Amerikane 2013

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top