ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Ambasadori Shqiptarë në Greqi, nuk cënohen relatat shqiptaro greke.

Para disa ditësh Greqia vendosi të riaktivizoi dy posta kufitare ushtarake në kufi me Shqipërinë. Këto posta do -riaktivizohet në kufirin tokësorë në zonën e Prespës, por gradualisht do aktivizohen dhe pika të tjera përgjatë kufirit tokësorë Shqipëri-Greqi.

Sipas zyrtarëve grek kjo lëvizje u bë që ushtria ti vij në ndihmë policisë kufitare greke në parandalimin e luftës kundrë trafigjeve ilegale të lëndëve narkotike, armëve apo qënjeve njerzore.

Artikullin përkatës mund ta lexeni tek faqja jonë këtu Greqia kthen ushtrinë për monitorimin e kufirit me Shqipërinë

Gjithashtu pothuajsse disa orë përpara ushtria greke kishte organizuar në të njëjtën zonë stërvitjen ushtarake Pirpolitis, me pjesmarrjen e forcave speciale dhe helikopterëve ushtarak sulmues.

Të gjitah këto krijuan një klimë pasigurie në opinionin publik shqiptarë se Greqia po riarmatos kufirnin me Shqipërinë , po përgatitet për sulm apo për të bërë gjëmën etj etj

dashnor-dervishi

Për këtë çështje Gazeta Shqiptare, intervistoi Ambasadorin e Republikës të Shqipërisë në Greqi, zotin Dashnor Dervishi. Intervistën po ja u paraqesim më poshtë.

Cila është e vërteta e ushtarëve grekë që janë vendosur në kufi me Shqipërinë?
Bëhet fjalë për stërvitjet ushtarake që po bën ushtria greke, në kuadrin e programeve ushtarake që ka.
Në opinionin shqiptar prania e ushtarëve grekë në kufi me Shqipërinë, nuk është pritur shumë mirë. Çfarë mund të thoni ju për këtë?
Shtypit shqiptar apo opinionit shqiptar mund të mos i pëlqejnë shumë gjëra, por çdo shtet ka programet, ligjet dhe rregullat e veta, si dhe stërvitjet ushtarake të planifikuara.
Pse është zgjedhur pikërisht kufiri me Shqipërinë?
Po, sepse ky kufi kishte radhën, sepse para tre muajsh stërvitja është bërë në kufirin me Turqinë, para një muaji bëri stërvitje në kufirin me Bullgarinë, para disa javësh bënë stërvitje në kufirin me Maqedoninë. Greqia këto kufij ka. Ushtria greke ka programin e saj të stërvitjes, ka programe për të cilat është njoftuar edhe pala shqiptare, edhe atasheu ushtarak që kemi neve. Pra, duhet theksuar se çdo shtet ka programet e saj vjetore, përfshirë këtu edhe stërvitjet ushtarake, i pëlqen apo jo vendit fqinj. E dyta, Greqia është vend anëtar i NATO-s, edhe Shqipëria është vend anëtar i NATO-s, çdo stërvitje që bëhet është e programuar edhe në kuadrin e komandove të përbashkëta të kësaj aleance. Dhe stërvitjet janë të tilla që mund të ketë edhe objektiva që kanë tendenca për mësymje, por kanë në programin e tyre edhe probleme që u vijnë në ndihmë edhe popullatës lokale të formave të ndryshme. Nga mënyra e dimensionit, nga mënyra e përmasave dhe nga mënyra e mjeteve ushtarake dhe njerëzore që përdoren, kuptohet nëse janë për mësymje apo me objektiv mbrojtjeje ndaj një fatkeqësie ndaj akteve terroriste. E treta, nga përmasat që kanë kjo stërvitje dhe ajo tjetra që u bë më përpara, nuk vihet re se janë stërvitje mësymëse ushtarake me mjete ushtarake me qëllim të përcaktuar, por janë forca speciale antiterror në mbrojtje të popullsisë lokale. Stërvitje të tilla ka bërë edhe shteti ynë, edhe Policia Shqiptare ka shkuar për të bërë stërvitje në Gjirokastër, në kufi me Greqinë dhe në këtë rast nuk mërzitet as shteti grek, as Italia.
Pra, sipas jush në këtë rast nuk bëhet fjalë për cënim të marrëdhënieve Shqipëri-Greqi?
Absolutisht nuk ka cënim të marrëdhënieve greko-shqiptare. Përkundrazi, gjithë qëndrimet e Greqisë, sidomos në këto ditët e fundit janë tepër miqësore, edhe me mesazhe të tilla. Çdo stërvitje ushtarake që bëhet, atasheu ynë ushtarak është i pranishëm dhe është i mirinformuar për çdo lëvizje, për çdo gjë që bëhet. Çdo stërvitje që bëhet informohen shtetet përkatëse nëpërmjet atasheve ushtarake. E dyta informohet shtabi i NATO-s, dhe ky shtab nuk pranon një sulm apo një ushtri të një vendi anëtar të NATO-s, drejtuar drejt një vendi tjetër, po anëtar i NATO-s. Dhe që këtu bie poshtë mendimi i ndonjë sulmi të mundshëm i Greqisë ndaj Shqipërisë. Shto këtu edhe faktin se ato janë grupe speciale, pra nëse RENEA shkon në Tropojë, nuk do të thotë se Shqipëria po përgatit një sulm ndaj Jugosllavisë.
Mos ndoshta të gjitha këto masa, lidhen edhe me zhvillimet e fundit në vendin tonë, përfshi këtu edhe arratisjen e të burgosurve nga burgu i Drenovës, apo edhe ngjarja e vrasjes së dy vëllezërve shqiptarë?
Mendoj se edhe këto kanë ndikuar, pasi popullsia lokale në fshatrat grekë ndihet e pambrojtur dhe në këto kushte kanë shtuar pak masat edhe për mbrojtjen e popullsisë në këto zona.
Po për vrasjen e dy shqiptarëve nga policia greke?
Unë nuk mund t‘u them më shumë, përveç faktit që ka ardhur një përgjigje zyrtare nga pala greke, në të cilën është dhënë një informacion zyrtar.

 

Burimi Gazeta Shqiptare

Burimi elektronik http://www.balkanweb.com/kryesore/1/ushtria-greke-ne-kufi-ambasadori-dervishi-nuk-cenohen-relatat-165370.html

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top