ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Ambasadori shqiptar në Greqi raporton në Komisionin e Jashtëm

Ditën e sotme pritet që në Komisioni Parlamentar të Politikës së Jashtme të raportojë ambasadori shqiptar në Greqi.

Në mbledhjen e sotme pritet të informojë ambasadori shqiptar në Athinë, Dashnor Dervishi, ndërkohë që janë parashikuar dhe seanca dëgjimore me dy kandidatura për ambasadorë në Bullgari dhe Republikën Çeke, përkatësisht Dhimitër Kureta dhe Riza Poda.

Duke përfituar nga qëndrimi në Tiranë i diplomatëve shqiptarë, në kuadër të pjesëmarrjes së tyre në Konferencën e Ambasadorëve, Komisioni i Jashtëm po organizon seanca informuese mbi zhvillimet në vendet ku ata janë akredituar.

Dje ambasadori shqiptar në Kosovë, Qemal Minxhozi informoi deputetët mbi zgjedhjet e 8 qershorit dhe situatën paszgjedhore në vend.

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top