Shqip

Ambasadori shqiptar Dashnor Dervishi takohet me Ministren Plotësuese për Emigracionin, Tasia Kristodholopoulou

Ambasadori shqiptar Dashnor Dervishit takohet me Ministren Plotësuese për Emigracionin, Tasia Kristodholopoulou.

Më dt. 23 mars 2015, Ambasadori shqiptar, Dashnor Dervishi zhvilloi një takim me Ministren e re Plotësuese për Politikat e Emigracionit, znj. Tasia Kristodolopoulou.

Duke i uruar suksese në detyrën e saj të re, Ambasadori Dervishi ka vlerësuar qëndrimin dhe vizionin e hapur të qeverisë së re greke, përkundrejt çështjeve të emigracionit, të cilat u konkretizuan me ngritjen e një strukture përkatëse, siç është Ministria e Emigracionit për trajtimin e gjithë tematikës që prek komunitetet e huaja që jetojnë prej vitesh në Greqi, çka ka munguar deri më tani në gjithë qeveritë e mëparshme greke.

Duke iu referuar interesimit të palës shqiptare lidhur me një integrim të plotë të komunitetit të shtetasve shqiptarë që jetojnë në Greqi, si komuniteti më i madh mes të huajve (që përbën 67%), Ambasadori shqiptar ka renditur në vijim, vullnetin për bashkëpunim në zgjidhjen e gjithë çështjeve që prekin direkt ose indirekt të përditshmen e komunitetit shqiptarë, si përmirësimi i mëtejshëm i legjislacionit grek për një legalizim sa më të plotë të komunitetit të shtetasve shqiptarë, njohja e sigurimeve shoqërore për vitet e pensionit për brezin e parë të emigrantëve, paisja me dokumente afatgjata për brezin e dytë, njohja e diplomave mes dy vendeve, etj.

10343667_477250039097512_3998687544738370695_n

Nga ana e saj, Ministrja Plotësuese greke, ka ndarë vlerësimin e saj me z. Dervishi për nevojën e thellimit e zgjerimit të mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve, në të mirë të komunitetit të shtetasve shqiptarë që jetojnë prej vitesh në Greqi, që është komuniteti më i madh e i më mirë integruar, krahasuar me ato të tjerat. Duke informuar për vizionin e qeverisë së re për mbështetjen e komuniteteve të emigrantëve, në funksion të integrimit të mëtejshëm të tyre në shoqërinë greke, ajo informoi se aktualisht po punohet për një plotësim të kuadrit ligjor për emigracionin, në kuadër të Kodit të miratuar më 2014. Në këtë kontekst, ka evidentuar angazhimin e qeverisë për disa amendamente të reja në drejtim të çështjes së shtetësisë për brezin e dytë, gjithmonë bazuar në dëshirën dhe kërkesën tyre dhe jo si një arsye e detyruar për të zgjidhur gjithë hallet e tjera të emigracionit, si dhe në drejtim të plotësimit të kuadrit për punësimin sezonal.

Në mbyllje të takimit Ambasadori Dervishi ka përcjellë ftesën e autoriteteve shqiptare, në adresë të Ministres Kristodolopoulou, për një vizitë të kësaj të fundit në Tiranë, të cilës kjo e fundit e ka pritur pozitivisht, duke theksuar se do të mbetet prioritare në axhendën e saj aktuale

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top