Shqip

Ambasadori i Suedisë në Shqipëri: Nuk u jepet azil azilkërkuesëve

Ambasadori i Suedisë, Patrik Svensson ka folur këtë të hënë për eksodin e qytetarëve shqiptarë drejt vendeve të Perëndimit, për të kërkuar azil.

Autoritetet suedeze janë të shqetësuara për këtë fluks azilkërkuesish”, ka thënë Svensson nga Kukësi, një ndër qarqet më të prekura nga fenomeni i mërgimit.

Diplomati suedez, në fjalën e tij ka nënvizuar se, kërkesat për azil pranohen vetëm për personat që ndiqen apo persekutohen.

“Pranohen kërkesat e personave që përndiqen për shkak të luftës. Shqipëria nuk është vend në luftë, ndaj qytetarët duhet ta mendojnë mirë para se të marrin këtë risk”, ka shtuar Svensson.

Burimi www.top-channel.tv

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top