ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Ambasadori i Shqipërisë në Greqi. Agimi i Artë nuk përbën rrezik për të ardhmen europiane të Shqipërisë

Zgjedhjet për Parlamentin Europian, ku forcat ekstremiste të djathta kanë marrë 30 për qind të votave, kanë ngritur shqetësime edhe në radhët e specialistëve shqiptarë për fatin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Më skeptikët shprehen se ky “tërmet” në BE do të ndikojë edhe në marrjen e statusit të Shqipërisë në muajin qershor.

Një nga vendet ku ekstremistët kanë dalë forcë e tretë fituese në zgjedhje është edhe Greqia. Ambasadori ynë në shtetin fqinj, Dashnor Dervishi nuk e shikon si rrezik faktin që partia “Agimi i Artë ” ka fituar 10 përqind të votave në zgjedhjet për eurodeputetët.

dashnor-dervishi

Dervishi është shprehur se, fakti që në Greqi “Agimi i Artë” ka marrë këtë përqindje votash, nuk ndikon në asnjë mënyrë në marrjen e statusit të vendit tonë në qershor, shkruan “Gazeta shqiptare”.

“Nuk ka se si të ndikojë, kur janë 21 deputetë dhe prej tyre vetëm 3 janë të “Agimit të Artë”, pohoi kreu i diplomacisë shqiptare në shtetin grek.

Sipas tij, “në Greqi është komplet ndryshe nga ajo që ka ndodhur në vendet e Europës, në Francë dhe në Gjermani”, pasi në vendin fqinj “nuk është prioritet i forcave të djathta të “Agimit të Artë” për të pasur supremaci në zgjedhje”.

Burimi www.shekulli.com.al

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top