ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Ambasadori grek në Tiranë: Kthimet e shqiptarëve në kufi do marrin fund

Jemi të angazhuar për zgjidhje

Jemi të angazhuar për zgjidhje sa më të shpejtë të shkakut të kthimit të shtetasve shqiptarë nga policia greke dhe kemi lejuar të kalojnë, megjithë pasaktësitë e gjetura në shkrimin e toponimeve greke në pasaportat biometrike të shqiptarëve”. Kështu është shprehur dje, gjatë një takimi në Bashkinë e Sarandës, Leonidhas Rokanas, ambasador i Republikës së Greqisë në Tiranë. Megjithatë ai shtoi se nuk është korrekte të mos shkruhen në trajtën ndërkombëtare emrat e qyteteve apo fshatrave greke, kur përdoren për dokumenta zyrtarë me përdorim ndërkombëtar. Sipas tij, kjo është një normë e gjithëpranuar dhe që është e detyrueshme të aplikohet për të gjitha shtetet.

 

“Nuk mund të shkruhet në pasaportë Korfuz-Greqi, që është e saktë sipas gjuhës shqipe, por jokorrekte për emërtimin ndërkombëtar, që do të duhej të shkruhej Corfu-Grecce”, – ka sqaruar ambasadori Rokanas. Ai i është referuar për këtë element edhe praktikës së shtetit grek për shtetasit e vet, që kanë lindur në kryeqytetin e Turqisë, i cili në dokumentet zyrtarë shkruhet Instambul, megjithëse në Greqi njihet si Konstandinopul.

 

Sipas Rokanas ky shqetësim ka qenë temë e bisedimeve me ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë duke vënë në dukje se ka një predispozicion për zgjidhje sa më të shpejtë. Sipas tij, ky është një handikap që nuk duhet të vazhdojë dhe me vullnetin e dy palëve po kapërcehet e do të gjendet zgjidhja më e mirë. “Por deri sa të arrihet tek zgjidhja, me dëshirën e mirë po vendoset një memorandum mirëkuptimi dhe fakt është që kemi lejuar pa u penguar edhe shtetas me këto pasaktësi në pasaportat e tyre biometrike, pa bërë asnjë dallim në janë shqiptarë apo homogjenë greke”, – tha Rokanas. Sipas tij, kjo është një pasaktësi teknike, zgjidhjes së të cilës nuk i vlejnë ngarkesat apo ngjyrimet politike

burimi www.ballkanweb.com

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top