ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Ambasadori grek në Shqipëri: Ali Pasha, një pikë që na bashkon

Ambasadori, e shpalosi kalendarin në ambientet e ‘shtëpisë’ së tij, duke e nisur bisedën me fjalët: “Politika jonë është transparente, është politikë e mirëbesimit dhe e sinqeritetit”.

Ambasadori, e shpalosi kalendarin në ambientet e ‘shtëpisë’ së tij, duke e nisur bisedën me fjalët: “Politika jonë është transparente, është politikë e mirëbesimit dhe e sinqeritetit”.

 

Rokanas e vuri theksin tek fakti që ambasada dëshiron të jetë e vlefshme në Shqipëri, në favor të dy popujve me histori të gjatë.

Më tej, ai foli për festën kombëtare të Greqisë. “Më 25 mars 1821 ne grekët, shënojmë fillimin e revolucionit kundër Perandorisë Osmane. Aty shohim rilindjen e kombit dhe shtetit tonë. Me këtë rast dua të përgëzoj edhe shqiptarët për 100-vjetorin e Pavarësisë”, tha Rokanas. Duke vënë në dukje se festimet e sivjetshme janë kushtëzuar nga kufizimet ekonomike, ai tha se synohet shpalosja e vlerave historike e kulturore së fqinjëve.
“Aktivitetet kanë rëndësi për ne. Në to marrin pjesë artistë shqiptarë e grekë, ndërsa do të ketë edhe kontribute të shkencëtarëve shqiptarë në konferencën që do të mbahet. Nuk ka rëndësi vetëm mënyra e jetesës greke, por edhe bashkëpunimi mes dy popujve”, u shpreh diplomati. Ndërsa sqaroi se aktivitetet i dedikohen vetëm kulturës, sepse ajo konsiderohet e vlefshme si element i identitetit grek, shtoi se qytetërimet kanë ndryshime mes tyre, por diversiteti është pasuri jo objekt kundërshtish. “Diversiteti është ai që krijon pika bashkëpunimi mes popujve, është një gjuhë e thellë dhe e lashtë, gjuhë që e flasin dy popujt bashkërisht”, -tha Z. Rokanas. Në këtë kuptim, ai deklaroi se vallet që do të interpretohen në kuadër të “Pranverës së Kulturës” do të shërbejnë si faktorë unifikues mes popujve tanë. Kulturat na çojnë tek karakteristikat e dy fqinjëve, që kanë bashkëpunuar e bashkekzistuar në këtë hapësirë gjeografike për shumë shekuj. “Aktivitetet do t’i sjellin afër dy popujt tanë. Teatri i valleve tradicionale që vjen në Tiranë është një ndër më të vjetrit dhe më të rëndësishmit”, u shpreh ambasadori.

Nënë Tereza
Të martën më 26 mars në Ministrinë e Turizmit, në një ceremoni të veçantë, ambasadori Leonidas Rokanas do t’i dhurojë ministrit Aldo Bumçi një mozaik portret dixhital, vepër e vizual designer-it grek me famë botërore z. Haris Tsevis, i cili do të jetë i pranishëm në aktivitet. “Mozaiku është një portret i Nënë Terezës dhe në mënyrë simbolike ai përbëhet nga një numër shumë i madh fotografish fëmijësh anonimë të cilët ajo i ka ndihmuar. Pasi të zmadhohet dhe të stampohet, ky portret do të zbukurojë hapësirën publike të Tiranës që mban emrin e Nënë Terezës”, tha dje diplomati, duke shtuar se Nën Terezën e respektojnë edhe në Greqi. Sipas tij, portreti, dhuratë e popullit Grek për popullin Shqiptar, synon të nxjerrë në pah respektin reciprok dhe miqësinë midis dy vendeve.

Ali Pasha
A është përfshirë Ali Pashë Tepelena në aktivitetet e Ambasadës Greke në Tiranë? I pyetur nga “GSh”, z.Rokanas tha jo. Megjithatë, ai pranoi të fliste për këtë figurë, duke marrë shkas edhe nga opera që vihet sot në mbrëmje në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit. “Jo nuk është pjesë e aktiviteteve. Ai është një pikë e përbashkët mes nesh, sepse ishte nga Tepelena dhe ka sarajet në Janinë. Mendimet për të janë të ndryshme, por e vërteta është se ai është një njeri që kontribuoi për artin e letërsinë. Pranë tij ka pasur ushtarë me origjina e besime të ndryshme”, tha dje diplomati, pa dashur të zgjatet në këtë temë.

www.BalkanWeb.com

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top