ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Ambasadori Dervishi Vizita e Mimi Kodhelit në Athinë nga më të sukseshëmet

dashnor-dervishi

Ambasadori i Shqipërisë në Greqi, Dashnor Dervishi e ka cilësuar vizitën e minsitres së Mbrojtjes Mimi Kodheli në Athinë, si një nga më të suksesshmet.

“Ka qenë një nga vizitat më të suksesshme të një delegacioni shqiptar, në këtë rast të ministres Kodheli. Është diskutuar për marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve, pas vizitave të zhvilluara më parë në Tiranë nga autoritetet greke”, tha ai.
Sipas Dervishit, “kjo vizitë ishte pasqyrë e kësaj vazhdimësie dhe kishte një sërë takimesh në nivelet më të larta. Takimi i parë ishte me kryeministrin Samaras dhe më pas me nivele të tjera më të larta të drejtuesve të ushtrisë”. U bënë vizita në shkollat ushtarake greke, ku janë edhe një numër i konsiderueshëm studentësh shqiptarë” tha Dervishi.

Duke folur për çështjet e “nxehta”, mes dy vendeve, Dervishi tha se, diskutimet kanë sjellë një erë të re të marrëdhënieve mes dy vendeve.
“Është bërë e njohur për publikun shqiptar këto çështje që mbesin në axhendën e dy vendeve. Sot për ti dhënë një hov cilësor marrëdhënieve u prekën edhe këto çështje dhe u diskutua për të gjetur zgjidhje për këto çështje që nuk e lënë për të marrë frymë lirisht marrëdhëniet mes vendeve tona”

Sipas tij, kjo është një erë e re në marrëdhëniet mes dy vendeve dhe janë duke u bërë përpjekje për gjetjen e rrugëve për zgjidhjen e këtyre çështjeve. Dervishi tha se, kjo vizitë është pasqyruar gjerësisht edhe nga media greke. “Mund t’ju them se se kjo vizitë është pasqyruar nga shtypi grek me një frymë të re për një frymë të re e marrëdhënieve dy palëshe. Greqia mbetet një nga mbështetëset kryesore për të marrë statusin e vendit kandidat”.

Ambasadori shqiptar në Athinë, Dashnor Dervishi bëri publike edhe vizitën që do të zhvillojë në Athinë ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, gjatë së cilës do të diskutohet pikërisht për këto çështje dhe të tjërat mes mes dy vendeve.

Burimi www.shqiptarja.com

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top