ΕΙΔΗΣΕΙΣ

AMBASADORI/ Dervishi: Marrëdhëniet Shqipëri-Greqi? Të zakonshme

dashnor_dervishi

dashnor_dervishi

Në një intervistë Ambasadori shqiptar në Athinë,

dashnor_dervishi

Në një intervistë Ambasadori shqiptar në Athinë,

Dashnor Dervishi flet për lidhjet midis dy vendeve, çfarë duhet të ishte arritur dhe kur do të fillojnë pasaportat bimetrike në ambasadë dhe konsullatë.

Do deshëm të na thoni se si e pritët momentin që ju thanë që do të shkoni ambasador në Greqi, cili ishte mendimi juaj në ato momente duke ditur që Greqia është një vend me shumë emigrantë dhe me shumë probleme?

Ka qenë një nga emërimet e rëndësishme në karrierën time diplomatike, emërtimi në Greqi si ambasador i Shqipërisë. Mbas një perjudhe të gjatë në fushën e politikës të jashtme, pas një eksperience shumë vjeçare në disa vende si amabasador, por edhe në ministri të Jashtme, Greqia për mua është një post nga më të rëndësishmit në karrierën time diplomatike. Jo vetëm për arsyen se në Greqi ndodhet një numër i madh emigrantësh, por edhe rolin që ka Greqia në politikën e jashtme të Shqipërisë si një vend i rëndësishëm, për të cilin na duhet të gjithëve, por aty edhe mua për të zhvilluar marrëdhëniet e fqinjësisë të mirë, për të zhvilluar marëdhëniet në kompleks, jo vetëm në mënyrë bilaterale, por edhe shumë palëshe në rajon, për të bashkëpunuar në veprimtarinë tonë në politikën e jashtme në kuadër të proçesit  të integrimit Euroatlantik. Po aq e rëndësishme është dhe ndjekja e jetës së komunitetit shqiptar, që është në një numër mjaft të konsiderushëm Greqi.

Incidente në Himarë me vdekjen e  një minoritari – Reagime politike. Papandreu me projektin Ballkani Perëndimor në Europë deri në vitin 2014 ka treguar se është i gatshëm të ndihmojë në integrimin e Shqipërisë. Ju si i keni parë nga larg të gjitha këto?

Marrëdhëniet dypalëshe midis Greqisë dhe Shqipërisë, janë marrëdhënie që janë përcaktuar që kur kanë lindur Greqia dhe Shqipëria. Në historinë e tyre marrëdhëniet greko-shqiptare kanë ecur me flukset e tyre, me ulje dhe ngjitje, siç është historia e të gjitha vendeve të Europës, por në mënyrë të veçantë të rajonit tonë në Ballkan. Mund të them se ato janë cilësuar gjithmonë si marrëdhënie të mirëkuptimit, të bashkëpunimit midis dy popujve tonë, por midis fqinjëve ashtu si në çdo shoqëri brenda vendit, ashtu si çdo familje ka uljet dhe ngritjet e veta. Ka rëndësi që qeveritë në dy vendet tona janë mjaf të qarta për këto zhvillime dhe ruajnë drejtimin kryesor, zhvillimin e marëdhënieve të bashkëpunimit në mënyrë konstutive. Duke patur një komunitet të madh në Greqi, po ashtu dhe një minoritet grek në Shqipëri kuptohet që herë pas here ndodhin ngjarje të ndyshme, por në tërësi qoftë komuniteti shqiptar këtu, qoftë minoriteti grek në Shqipëri kanë shërbyer dhe shërbejnë si ura e bashkëpunimit. Mbarvajtja dhe forma e bashëpunimit të tyre, akomodimi, integrimi i tyre në shoqëritë përkatëse janë edhe rezultat i asaj pikës së parë që unë përmenda. Sa më mirë marëdhëniet midis dy vendeve tona të jenë, sa më shpejt proçesi i integrimit në rajonin tonë dhe në Europë të ndodhin, aq më mirë do të jenë dhe kushtet e këtyre komuniteteve në vendet përkatëse. Kërkesat e tyre nuk kanë asnjëherë fund, sa rregullohet një gjë fillon një kërkesë tjetër siç është vet natyra e njeriut, ka rëndësi që lidërshipi, klasa politike në të dy vendet ti kuptojnë këto proçese në mënyrë të drejtë me qëllim që edhe të trajtohen drejt, me qëllim që të mos devijojnë asnjëherë nga linja kryesore, nga vullneti i mirë që ekziston për zhvillimin e marëdhënieve sa më miqësore.

Në 20 vjet emigracion,emigrantët janë zhgënjyer nga politika shqiptare, pasi nuk ka ndihmuar që ata të fitojnë të drejta të plota në Greqi. Si ambasador i ri që jeni këtu çfarë keni menduar se do të bëni për të fituar emigrantët të drejtat e tyre?

Unë kam një mendim tjetër lidhur me këtë problem. Njëzet vjet në jetën e një vendi, në jetën e një komuniteti nuk janë shumë. Përpara njëzet vjetësh të gjithë jemi dëshmimtarë të problematikës të ndryshe nga kjo e sotmja që kishin emigrantët shqiptarë jo vetëm në Greqi por dhe në të gjitha vendet ku shkuan. Para njëzet vjetësh ne diskutoheshim midis autoriteteve të dy vendeve, problemet e kalimeve ilegale, problemet e sjelljeve të dhunëshme, të shkeljeve të dhunëshme të të drejtave të njeriut në kufi, pavarësisht se kalimet ishin ilegale. Me kalimin e kohës dolën probleme të tjera, siç ishin ato të sistemit të pajisjes me dokumente. Sot ngrihen problemet e arsimimit të fëmijëve për hajen e shkollave në gjuhën shqipe. Në nëntor të këti viti një pjesë e shqiptarëve që janë të rregulluar dhe sistemuar me dokumenta do të votojnë në zgjedhjet lokale të Greqisë njësoj si qytetarët grekë. Ka një proçes ebotimi nga dhunimi apo keqsjellja ndaj emigratëve që kalonin ilegalisht në kufi, sot diskutohet pjesmarrja në votim që është e drejta më themelore e qytetarit në çdo vend të botës, që jep meditin e tij në zgjedhjet lokale. Ka dhe disa emigrantë që kandidojnë për anëtarë të këshillit bashkiak. Është një proçes evoliimi, kuptohet që gjërat nuk mund të bëhet me një të rënë të çekiçit dhe ne mendojmë që kjo linjë, ky kurs do të vazhdojë dhe më tej përderisa në të dy vendet tona ecin me mjaft vullnet pozitiv në lidershipin politik, por edhe në qeveritë përkatëse.

Gjatë këtyre viteve në disa shkolla në Volos në Athinë dhe në Kretë ka pasur disa njerëz që kanë marrë injicjativën të marrin libra shqip që të mësojnë gjuhën e tyre amëtare. Muajt e fundit pamë që nga Shqipëria nuk pati asnjë ndihmë. Ditët e fundit shkuat në një shkollë private dhe dhatë një ndihmë për shkollën. Cila është ndihma juaj dhe në qoftë se ekziston një ndihmë e tillë, a do ekzistojë dhe në qytete të tjera?

Isha para pak ditësh në hapjen e vitit shkollor në një shkollë private ku mësohet ndërmjet të tjerave edhe gjuha shqipe falas. Ndihma për këtë vit ka qenë e konkretizuar edhe me sielljen e disa botimeve shqip, në mënyrë të vaçantë të disa abetareve. Dëshira dhe vullneti i qeverisë shqiptare dhe e Ministrisë të Arsimit është që të mbulohen me abetare dhe libra falas të gjithë fëmijët që kanë dëshirë për të mësuar gjuhën shqipe, por duhet të marrin parasysh edhe mundësitë dhe kushtet konkrete që ekzistojnë. Mendoj se me zhvillimin e ekonomisë, konsolidimin e ekonomisë në Shqipëri, kjo do të ndihet edhe në ndihmesën ndaj emigrantëve që nuk janë vetëm në Greqi, por janë edhe në vende të tjera të botës, me një numër po aq të konsiderueshëm sa janë edhe në Greqi. Por unë jam shumë optimist që vetë komunitetet në vendet ku ndodhen, me stabilizimin e tyre ekonomik, me integrimin e tyre shoqëror dhe politik, në bashkëveprim me autoritetet vendase, në bashkëpunim me shtetin, me Ministrinë e Arsimit në Shqipëri, por në mënyrë të veçantë me organizimin e brendshëm të tyre, do të gjejmë hap pas hapi rrugët për të stabilizuar arsimimin e fëmijëve në gjuhën shqipe.

Pasaportat biometrike kanë qenë një nga kriteret kryesore për liberalizimin e vizave. Besoni se pajisja e emigrantëve me pasaportë duhet të ishte bërë më parë, të mos ishte krijuar fluksi që u krijua gjatë verës kur emigrantët shkuan për të kaluar pushimet verore dhe në fakt i kaluan pushimet nëpër radhët  e insitucioneve ku jepeshin pasaportat?

Unë mendoj se jo vetëm kjo çështja e organizimit të shpërndarjes së pasaportave biometrike dhe dokumenta të tjera, ka mundësi të bëheshin më mirë, çdo gjë që kemi në këtë jetë ka mundësi të bëhet më mirë. Në këtë kuadër edhe shpërndarja e pasaportave biometrike mund të bëhet më mirë. Erdhi koha që u vendos që këto pasaporta të bëhen në katër njësi jashtë vendit siç janë, ambasada dhe konsullata në Itali dhe ambasada jonë në Athinë dhe konsullata në Selanik. Me gjithë vendimin e marrë, të jeni të bindur që ka mjaft vështirësi teknike që nuk lidhet vetëm me dëshirën e gjetjes së personelit të përshtatshëm por dhe një sërë të tjerash që kërkojnë siguri dhe garanti të parametrave që kërkojnë këto pasaporta, që lidhet me kompjuterizimin, me linjat e internetit dhe shumë gjëra të tjera të cilat, një defekt i vogël krijon pasaktësira të mëdha. Ju e dini se pasaportat biometrike janë standarte nga më të sofistikuarat europiane sepse në saj të tyre, ndërmjet të tjerave është dhënë garancia në Bashkimin Europian, për marrjen  e këtij vendimi mjaft të rëndësishëm për qytetarët shqiptarë që dhe ata të lëvizin si të gjithë qytetarët e Europës.

Ka një datë se kur mund të fillojnë pasaportat këtu në Greqi?

Nuk kemi akoma një datë fikse, por sipas veprimeve dhe procedurave që po bëhen, mendojmë se në fillim të Nëntorit do të fillojnë kjo punë.

/AlbLajme/Newsit/

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top