Donald Lu, i emëruari i presidentit Barak Obama në postin e ambasadorit të SHBA në Shqipëri, gjatë seancës së dëshmive në Komisionin e Senatit për Çështjet Evropiane, ka thënë se “Shqipëria është një aleat i rëndësishëm i Shteteve të Bashkuara”.
“Në një botë me rreziqe të vazhdueshme dhe pasiguri, Shtetet e Bashkuara kanë më shumë nevojë për aleatë të shkëlqyer si Shqipëria”. Z. Lu tha se përparësitë e tij do të jenë ndihma për forcimin e institucioneve demokratike të Shqipërisë, mbështetja e forcave të armatosura shqiptare që të ngrihen në nivelin e aleatëve të NATO-s dhe nxitja e investimeve amerikane.”Zgjedhjet ishin më të mirat që ka zhvilluar Shqipëria ndonjëherë. Pati një kalim paqësor pushteti, por demokracia nuk është vetëm zgjedhje. Ne do të nxisim udhëheqësit e të dyja palëve të luftojnë krimin e organizuar, trafiqet dhe korrupsionin.Shtetet e Bashkuara duhet të vazhdojnë të mbështesin zërin në rritje të shoqërisë civile, mbrojtjen e të drejtave të pakicave, pavarësinë e gjyqësorit dhe përgjegjshmërinë e politikanëve”, deklaroi diplomati amerikan.
“Shtetet e Bashkuara, mbështesin plotësisht synimet e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Ekonomia e Shqipërisë ka patur rritje të madhe gjatë viteve, por ashtu si edhe ekonomitë e shumë vendeve të tjera aleate, ajo ka mbetur në vend gjatë dy viteve të fundit.
Dy janë mundësitë më të mëdha për rimëkëmbjen e saj. Së pari, aftësia e Shqipërisë për të ndërmarrë reforma të rëndësishme ekonomike, për të krijuar një atmosferë më të shëndetshme për bizneset, dhe së dyti, forcimi i partneriteteve ekonomike të Shqipërisë me Europën dhe Shtetet e Bashkuara”, vijoi ai
Burimi www.durreslajm.com
LEXONI AKOMA
Rama takohet me presidentin e SHBA-ve, Obama.
