Shqip

Ambasada Amerikane tregon pasuritë e gjyqtarëve: Deklaruan 250 mijë euro fitime në vit

gjyqtaret

Edhe pse paga mesatare e një gjyqtari në vit nuk arrin më shumë se 10 mijë euro, një në tre gjyqtarë kanë deklaruar 250 mijë euro pasuri në vit. Në videon e publikuar së fundmi nga Ambasada e SHBA-së në Tiranë theksohet se disa prej gjyqtarëve kanë deklaruar edhe miliona dollarë.

Ambasada, nëpërmjet një video ilustruese, pasqyron rolin që USAID ka luajtur në vendin tonë për të përmirësuar sistemin gjyqësor dhe për të luftuar korrupsionin.

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Çdo javë do të nënvizojmë një nismë që kemi ndërmarrë për të luftuar korrupsionin në Shqipëri. Këtë javë, mësoni se si USAID ka punuar me partnerë për të përmirësuar sistemin gjyqësor prej vitit 2003. Ambasada e SHBA në Shqipëri do të vazhdojë të punojë me partnerët shqiptarë për të ndihmuar ngritjen e një sistemi drejtësie që është transparent, eficient dhe i lirë nga korrupsioni. Ky është sistemi i drejtësisë që ju, populli shqiptar, meritoni”, shkruhet në reagimin e Ambasadës Amerikane.

Top Channel

The Latest

To Top

Χρησιμοποιώντας αυτόν τον ιστότοπο, συμφωνείτε με τη χρήση των cookies, σύμφωνα με τις οδηγίες περισσότερα

Τα cookies επιτρέπουν μια σειρά από λειτουργίες οι οποίες μας βοηθούν να προσωποποιήσουμε το περιεχόμενο, να ρυθμίσουμε και να μετρήσουμε τις διαφημίσεις, και να παρέχουμε πιο ασφαλή εμπειρία στο Albanians.gr. Χρησιμοποιώντας αυτόν τον ιστότοπο, συμφωνείτε με τη χρήση των cookies, σύμφωνα με τις οδηγίες περισσότερα

Close