ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Algjeri rrëzohet avioni ushtarak 100 të vdekur

Një avion transporti ushtarak algjerian u rrëzua në veri-lindje të vendit duke shkaktuar vdekjen e të paktën 100 personave që ndodheshin në bordin e tij.

Sipas mediave algjeriane avioni u rrëzua në një rajon malor në provincën Oum al-Bouaghi. Televizioni “Ennahar” thotë se kontakti me pilotët e avionit humbi në zonën mes Constantine-s dhe Oum al-Bouaghi.

Raportimet e para thonë se avioni po transportonte personel ushtarak dhe familjarë të tyre. Për momentin nuk ka ende një konfirmim zyrtar mbi ngjarjen, ndërsa mediat vendase thonë se grupet e emergjencës ndodhen në një zonë të gjërë të rrëzimit të avionit, rreth 380 kilometra në lindje të kryeqytetit Algjer.

burimi www.top-channel.tv

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top