ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Albanians.gr Portali më i madh për Shqiptarët në Greqi 600000 vizita deri tani

Para 15 ditësh festuam 6 vjetorin e krijimit të Portalit tonë  www.albanians.gr

Para 15 ditësh festuam 6 vjetorin e krijimit të Portalit tonë  www.albanians.gr

 

6 Vite në shërbim të Komunitetit Shqiptarë në Greqi. Gjatë këtyre 6 viteve janë shkruajtur me mijëra artikuj për çështje të emigracionit dhe të përgjithëshmë.

Informacionet që publikohen tek portali jonë, janë të sakta dhe të vërtetuara nga disa burime. Qëllimi jonë është të informojmë emigrantët shqiptarë për çdo gjë që ka lidhje me emigracionin.

Qëllimi jonë është të krijohet një Portal ku emigranti shqiptarë në Greqi do ketë mundësinë  të drejtohet dhe të informohet për çështjet që i intereson. Të dijë që ky Portal është një burim i sigurtë informimi dhe të gjitha informacionet që do japi do jenë të sakta dhe të vërtetuara.

Dhe me sa duket përpjekja dhe mundi  jonë për informim të emigrantit nuk po shkon kot. Këtë e vërtetuat ju, lexuesit e portalit Albanians.gr. Për herë të parë në historinë tonë 6 vjeçare arritëm të kemi 600.000 vizita brënda vitit. 247.000 vizitorë të vetëm(unique vizitors) dhe mbi 1.000.000 page view.

Këto shifra për botën e internetit janë të vogla. Ka faqe të cilat këto shifra i arrijnë në ditë ose në javë. Por këto shifra marrin një rëndësi të  madhe kur shikon se 73% e vizitorëve vijnë nga Greqia. Këto shifra e bëjnë Albanians.gr portalin më të madh për emigrantët shqiptarë në Greqi.

Portali albanians.gr, duke u inkurajuar nga besimi që po i tregojnë lexuesit dhe ndjekësit e saj, zotohet se do vazhdoi akoma më shumë përpjekjen për të informuar emigrantët shqiptarë në Greqi. Në këto kohë të vështira që po kalon Greqia, dhe që më shumë nga të gjithë ka prekur emigrantët shqiptarë, informimi merr një rëndësi të veçantë.

Portali Albanians.gr do vazhdoi të jetë në krah të emigrantit Shqiptarë. Me informacion të pandërprerë dhe të saktë.

Besimi që na tregoni na jep akoma më shumë fuqi të vazhdojmë.

Ju faleminderit

Stafi i albanians.gr

 

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top