ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Albanians.gr fushatë kundër dhunës në familje

stop dhunes ne familje

Albanians.gr fushatë kundër dhunës në familje
Dhuna ndaj grave dhe fëmijëve në familje është një problem social me pasoja serioze. Statistikat tregojnë se në Evropë, 1 ndër 5 gra kanë përjetuar dhunë në një moment në jetën e tyre nga   bashkëshorti ose partneri.  Ne Shqipëri një studim ka zbuluar se 53 për qind e grave shqiptare jetojnë nën një abuzim të vazhdueshëm, ndërsa dhuna ndaj tyre në familje është rritur nga 56 për qind pesë vjet më parë, në rreth 60 për qind në vitin 2013 . Nga studimi doli se mbi 80 për qind e dhunës ndaj grave fillon qysh në 3 vitet e para të martesës dhe pjesa dërrmuese tregojnë për dhunë shumëvjeçare ndaj tyre, të cilën e fshehin vetë nga frika dhe shpresa se gjendja mund të përmirësohet.
Nuk do të ishte gabim nëse e karakterizonim dhunën në familje si të  padukshme, pasi nga një pjese e mire e popullsise ajo shihet si një veprim normal i cili është pjesë i jetës së perditshme. Ky fenomen paraqitet si një sekrete i fshehur mirë nga gratë e dhunuara, të cilat për shkak të turpit dhe fajt që ndjejnë, nuk bejnë të ditur dhunën që pësoinë. Gjithashtu, nuk kërkojnë ndihmë me rezulat të bllokohen në një situat katastrofike për veten dhe për fëmijët e tyre. Le të theksojmë këtu se dhuna në familje nuk përfshin vetëm abuzim fizik, por edhe kërcënimet e drejtpërdrejta dhe të tërthorta, abuzim emocional dhe psikologjik, abuzimin seksual, izolimi social, kontrollin financiar dhe në përgjithësi të gjitha ato sjellje që shtyjnë një person për të jetuar në një frikë të vazhdueshme.
Fakt i padyshimtë është se fenomeni i dhunës në familje lidhet drejtpërdrejtë me shkeljen e të drejtave sovrane të njeriut, me dinjitetin, lirinë, sigurinë dhe barazinë brenda familjes dhe mbrojtjen ligjore. Pra, ketu delë në sipërfaqe edhe mungesa e kuadrit ligjor në Shqipëri i cili pothuajse përballon dhunën në familje si një çështje private e cila nuk ka pse të dalë jashtë dyerve të shtëpisë. Në vendin tonë institucionet gjyqësore kanë një tendencë të marrin seriozisht justifikimet e autorit të dhunës i cili zakonisht «del i pafajshëm» duke pretenduar se u «kush dashuron, godet».
Duke pasur parasysh kushtet sociale dhe ekonomike në Shqipëri vitet e fundit (krizës ekonomike, papunësisë) bashkë me kërkesat,  studimet, por edhe ngjarje të përditshëme që publikohen, nxjerrin me forcë  problemin e dhunës në familje si një nga çështjet më të rënda sociale, dhe nevojën për zhvillimin e veprimeve të gjithanshme për parandalimin dhe trajtimin e abuzimit. Kjo nevojë bëhet më urgjente dhe për shkak të numrit të kufizuar të shërbimeve të specializuara në çështjet e dhunës në familje , e cila rezulton në një paaftësi për të përmbushur kërkesat për menaxhimin e incidenteve të abuzimit.
Si Albanians.gr ne shpallim sonte fushatën kundër dhunës në familje ku do të përpiqemi të sensibilizojmë bashkëqytetarët, bashkëatdhetarët dhe sigurisht autoritetet për të marrë masat e nevojshme për zhdukjen e dhunës në familje. Për këtë qëllim kërkojmë ndihmën dhe pjesëmarrjen tuaj me një shkrim kundër dhunës në familje.

LEXONI ARTIKUJT TANË

 

Albanians.gr

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top