ΕΚΔΗΛΩΣΕΙΣ

Albanian Summer Party in Athens! Ju faleminderit

Më datë 22 Qershor 2012 albanians.gr (Rinia Shqiptare në Greqi) organizoj

Më datë 22 Qershor 2012 albanians.gr (Rinia Shqiptare në Greqi) organizoj partyn e parë verorë me muzikë shqiptare në Athinë-Albanian Summer Party in Athens 2012. Party u organizua në ambjentet e beach bar Ammos Lounge në Alimo!

Është hera e parë që shqiptarë organizojnë party me muzikë shqiptare në atë zonë , që është e njohur për numrin e madh të clubeve dhe të qëndrave të dëfrimit, dhe është sinonim i argëtimit dhe muzikës greke!

Ajo që vlen të theksohet është pjesmarrja jashtëzakonish e madhe e rinisë shqiptare në këtë party. Rreth 650 të rinjë dhe të reja morën pjesë në këtë mbrëmje që ishte fantastike! Kjo pjesmarrje kaq e madhe e bën Albanian Summer Party aktivitetin më të madhë të organizuar nga albanians.gr si dhe një nga aktivitetet më të mëdha të organizuar në Athinë nga komuniteti shqiptarë.

Atmosfera në party ishte fantastike! Muzika shumë e bukur , ambjenti i mrekullueshëm dhe mbi të gjitha rinia shqiptare e cila nuk ndaloj një minutë të kërcejë. Dhe sigurisht është e mrekullueshme të shikosh në bregdet rininë shqiptare në Greqi të kërcej valle tradicionale shqiptare!

Stafi i albanians.gr dëshrion  të falenderoj të gjithë të rinjt që morrën pjesë në këtë mbrëmje! Dëshirojmë tju shprehim se jeni ju ato që na jepni fuqinë të vazhdojmë. Ne nga ana jonë do bëjmë gjithëmonë të pamundurën që të ofrojmë cilësi sa më të lartë për rininë shqiptare që gjithëmonë  të kalojmë së bashku sa më  bukur!

Dhe një herë ju faleminderit…

 

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top