ΤΑΞΙΔΙΑ

Albanian Party Në Anije Kroçerë Njëditore Ditën E Dielë 10 Maj

RINIA ju fton të gjithëve të Dielën 10 Maj  në një event ndryshe! Në një event special, i cili bëhet për herë të parë nga Shqiptarët kudo që ndodhen

Duke parë dëshirën e madhe që RINIA ka për Party Shqiptarë, por edhe për ekskursione njëditore me kroçere që organizojmë vendosëm të bashkojmë këto dy aktivitete në një të vetmin
Dhe rezultati është diçka e mrekullueshme, diçka specile.
Kroçere njëditore në ishujt Idhra Poros dhe Egina e kombinuar me muzikë shqiptare. Po po mir lexuat…Party në Anije në lundrim.
Brënda një ekskursioni do kemi mundësinë të udhëtojmë, të vizitojmë 3 ishuj shumë të bukur , të bëjmë plazh. Dhe më specialia, i gjithë udhëtimi do shoqërohet me muzikë shqiptare, ku do këndojmë do kërcejmë.
Do jetë një ditë fantastike e cila do na ngeli e paharruar.

ÇMIMI:
ÇMIMI I BILETËS ËSHTË 45EURO ME USHQIM . PËR FËMIJËT DERI NË 12 VJEÇ ËSHTË FALAS.

Në çmim përfshihet drekë me bufe të pasur me lloj lloj shijesh mesdhetare.

Udhëtimi

Eventi do organizohet të dielën 10 Maj.

Nisja bëhet në orën 8.00 dhe kthimi në orën 20.00
Anija jonë , do jetë anija «Platitera ton Ouranon» . Një anije moderne, luksoze me kapacitet 800 pasagjerë.
Sigurisht ne do kemi vëndin tonë në anije ku do të organizohen dhe party fantastik, me muzikën më të mirë nga e gjithë Shqipëria që do na e sigurojnë 2 Dj

Programi i Udhëtimit
Nisja ora 8.00 nga Marina Flisvu-Ngjitur me Naftiko Parko Istorias
Në orën 11.00 mbërritja në Idhra ku do qëndrojmë përafërsisht 2 orë. Në Idhra keni mundësinë të bëni plazh si dhe të vizitoni ishullin e mrekullueshëm.
Në orën 1.00 nisemi nga Idhra ku mbas 40 minutash mbërrijmë në ishullin e Poros ku do qëndrojmë përafërsisht 1 orë
Në orën 2.40 nisemi nga ishulli i Poros për në ishullin e Egina ku do mbërrijmë përafërsisht mbas 1 ore e 10 minuatash. Në ishullin e Eginas do qëndrojmë përafërsisht 2 orë
Në orën 6.30 nisemi nga Egina për në Athinë ku mbërrijmë përafërsisht në orën 20.00

Gjatë udhëtimit për në ishuj që në total është 6 orë, do organizojmë party shqiptarë me tematika të ndryshme, dhe nga treva të ndryshme të Shqipërisë.

TELEFONA PËR INFORMACIONE DHE REZERVIME 2112156596, 6987419091 DHE 6979489060

PËR TË ARDHURA MËNYRA MË E MIRË ËSHTË TË NDALONI TEK STACIONI I TRAMIT TROKANTERO

Për më shumë shikoni hartën:


View Larger Map

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top