ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Alban Skënderaj: Nuk dëgjoj fare muzikë greke!

Në një intervistë që dha këngëtari i famshëm Alban Skënderaj i pyetur rreth thashethemeve që janë hapur kohët e fundit se kënga e tij “Refuzoj”  është e vjedhur (Lexo matrialin që publikuan në lidhje me temëm KËTU) nga një këngë greke!

Po japim më poshtë një pjesë të intervistët të Alban Skënderaj siç shkruhet  në revistën Bluetooth dhe ripublikohet në websitin ballkanweb.com

Në faqe të ndryshme të “Facebook”-ut je akuzuar se e ke ‘vjedhur’ këngën “Refuzoj”… Thonë se kënga jote ngjan me këngën e Petros Mpousoulopoulos, “I agapi mou ena vradu”. Në fakt, pjesët e para të dy këngëve për dëgjuesin e thjeshtë duken shumë të ngjashme. Për t’i sqaruar të gjithë, mund të na thuash diçka më shumë si profesionist?

Nuk e di pse nuk flasin profesionistët… Patjetër që unë do flas si profesionist, por duke qenë se bëhet fjalë për këngën time, mirë do të ishte që edhe dikush tjetër vërtet profesionist i kësaj fushe të kishte dhënë një mendim. I kam dëgjuar dhe i kam parë këto aludime dhe sinqerisht ju them se i marr shumë lehtë. Madje do të thoja që gati-gati i marr me dashamirësi. Nga këto komente kuptoj që kënga është aq shumë në vëmendjen e njerëzve, sa analizohet dhe diskutohet. Edhe pse përgjithësisht kaloj pak kohë në “Facebook”, i kam parë këto komente dhe kam vënë re që 90% e tyre e shohin krahasimin e këngës “Refuzoj” me këngën greke si diçka qesharake. Pjesa tjetër për mendimin tim kanë thënë gjëra që nuk u takojnë, derisa janë të painformuar. Nuk mund të flasësh dhe të bësh kritikë në një fushë që nuk e njeh, qoftë kjo muzika, mjekësia apo arkitektura. Mua kjo pjesë nuk më intereson. Unë vazhdoj rrugën që kam nisur, duke punuar shumë. Besoj se gjatë viteve e kam treguar që nuk më mungon imagjinata apo krijimtaria. Me gjithë respektin që kam për muzikën në përgjithësi, edhe për atë greke në këtë rast, është një lloj muzike që unë nuk e dëgjoj fare. Për mënyrën dhe vendin ku unë jam rritur, jam shumë më i predispozuar të bazohem tek muzika e lehtë shqiptare apo ajo “british”. Që një këngë të quhet e kopjuar, duhet të ketë të paktën 8 masa të njëjta me një këngë tjetër. Pjesa e parë, ose më mirë të themi vargu i parë i këngës “Refuzoj” ngjan disi me atë të këngës greke, por kjo është vetëm një masë. Të gjithë ata që kanë studiuar, bëjnë dhe lexojnë muzikë, e kuptojnë shumë mirë. Në gjithë muzikën botërore, ka pafundësisht këngë që ngjajnë me njëra-tjetrën dhe kjo është krejtësisht normale. Kam përshtypjen që ata që flasin, nuk duan ta kuptojnë, zgjedhin të mos e kuptojnë. Pastaj është edhe pak zakon shqiptar ky, që ne gjërat e bukura e të mira e kemi të vështirë t’i pranojmë menjëherë (qesh). Si përfundim, mund të them që njerëzit kanë sy e veshë, dhe mund të vlerësojnë vetë.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top