ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Akuzohet zyrtarja angleze vidhte shqiptarët

Një ish-police angleze u akuzua në Gjykatën Mbretërore të Kentërbërit (Canterbury) për shpërdorim detyre dhe vjedhje.

39-vjeçarja, Alexis Scott, akuzohet se gjatë ushtrimit të detyrës së saj si police kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit në Aeroportin e Getëikut në Londër, u kishte marrë pasagjerëve shqiptarë, vietnamezë dhe turq shuma parash nga 1000-3000 paund.

Scott u denoncua nga disa pasagjerë shqiptarë dhe turq, se ka përvetësuar deri në 15000 paund. Këto shuma parash sekuestroheshin me arsyetimin e rremë se nuk lejohej transferimi i parave në dorë mbi shumën e 1000 paund, dhe nëse ata kërkonin procesverbalin e sekuestrimit apo faturë për paratë e bllokuara u thuhej se praktika burokratike kërkon kohë, dhe normalisht ata do të humbnin avionin për të cilin kishin prerë biletën.

Ndërsa të gjitha këto akuza, konkretisht 7 për vjedhje dhe 1 për sjellje të pahijshme, 39-vjeçarja i ka mohuar fuqimisht në sallën e gjyqit.

Gjithsesi, Alexis Scott është përjashtuar nga radhët e policisë vitin e kaluar, kur u bënë denoncimet e para në adresë të saj.

Burimi www.shekulli.com.al

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top