Ish-piloti i Formulës 1, Michael Schumacher, ka pësuar një aksident të rëndë duke bërë ski në Meribel të Francës.
Sipas radios ‘Europe 1’, gjermani shtatë herë kampion Bote ka pësuar një traumë të rëndë në kokë dhe është dërguar me helikopter në spital.
“Nuk e di sa e rëndë është gjendja. Policia po mundohet të kuptojë si ka ndodhur rënia. Nuk e dimë nëse ka ndodhur në pistë apo jashtë saj”, tha për ‘Radio Montecarlo’ shefi i kompleksit të Meribelit, Christophe Gernignon- Lecomte.
burimi www.top-channel.tv
