Shqip

Aksidenti i autobusit të linjës Tiranë-Athinë, policia arreston drejtuesin e autobusit

Aksidenti i autobusit të linjës Tiranë-Athinë, policia arreston drejtuesin e autobusit

Disa orë pas aksidentit të autobusit me 41 pasagjerë në Gjirokastër, policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor “.

Në përfundim të veprimeve të para nga shërbimet e policisë është bërë arrestimi në flagrancë i shoferit të autobusit, Ilia Silo, 50 vjeç, banues në Greqi.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor “, parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.

Nga aksidenti i autobusit të linjës Tiranë-Athinë, u plagosën 31 pasagjerë të cilët po ktheshin në vendlindje.

LEXONI KËTU

Tepelenë, përmbyset autobusi i linjës Tiranë-Athinë, 31 të plagosur

Foto dhe video nga aksidenti i autobuzit të linjës Athinë Tiranë

Autobuzi Athinë Tiranë u rrëzua sepse humbi kontrollin nga lagështira e rrugës

 

Burimi http://shqiptarja.com/aktualitet/2731/aksidenti-ne-gjirokaster-policia-arreston-drejtuesin-e-autobusit-376089.html

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top