ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Aksident tragjik, furgoni bie në humnerë, 6 viktima

Gjashtë persona që po udhëtonin nga fshati Shtrezë humbën jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur rëndë në një aksident automobilistik në aksin rrugor Shishtavec-Kukës.

Aksidenti ndodhi ne vendin e quajtur Ura e Topojanit. Automjeti raportohet te kete dale nga rruga rreth ores 7:00 te mengjesit te së shtunës, kohë në të cilën salla operative e policise se Kukesit eshte njoftuar nga nje kalimtar i rastit per aksidentin tragjik.

Viktimat,- thote policia lokale,- jane te aferm me njeri-tjetrin, nderkohe qe tre prej tyre jane nga e njejta familje. Policia e Kukesit thote se viktimat jane Fehim Biba 58 vjeç, Zykri Shehu 65 vjeç, Zaim Karanxha 42 vjeç, drejtuesi i mjetit Bashkim Çuni 21 vjeç, kunata e tij Majlinda Çuni, e cila raportohet se ishte shtatzënë dhe Meleqe Serani.

Pese te plagosurit e tjere, mes te cileve edhe vellai i drejtuesit te mjetit Xhevahir Çuni, Petrit Mustafa, Hyrije Kovaçi dhe Rustem Biba jane percjelle per ne Spitalin Ushtarak ne Tirane, ku dy prej tyre raportohet se jane ne gjendje kome.

Policia e Kukesit deklaroi se drejtuesi i mjetit tip furgon me targat AA 870 FY ishte i pajisur me dokumentacionin perkates, nderkohe qe besohet se ai mund te kete humbur kontrollin nga ndonje terheqje e mundshme e vemendjes, pasi sipas eksperteve paraprakisht mjeti besohet te mos kete qene me shpejtesi.

Ekspertet qe ndodhen ne vendngjarje deklarojnë se mjeti u gjet me marshin e dyte dhe me frena ngritur. Policia nderkaq po vijon hetimet per te zbardhur mekanizmin si ka ndodhur ky aksident tragjik.

Zevendesministri i Shëndetësisë Klodian Rrjepaj duke folur nga ambientet e Spitalit Ushtarak në Tiranë thotë se dy prej të lënduarve ndodhen në gjendje të rëndë, ndërsa të tjerët janë në kushte më të mira shëndetësore.

Rrjepaj njoftoi se ekipet mjekësore në spital janë trefishuar dhe se gjendja po monitorohet minutë pas minute.

burimi www.top-channel.tv

Furgoni-i-aksidentuar

109139 hyytrrr

mesxwwwqqqqaaaaaaaaaaazzzz

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top