ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Aksident i rëndë në aksin Levan- Tepelenë, 3 të vdekur 5 të plagosur

Një aksident tragjik ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Levan-Tepelenë. Mësohet se, tre persona kanë humbur jetën, ndërsa pesë të tjerë janë plagosur, si pasojë e përplasjes së tre automjeteve. Burime nga policia bëjnë të ditur se aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Kafaraj.

Mësohet se në aksident është përfshirë një furgon me targë AA881GJ, një autoveturë me targë AA746DA dhe një tjetër mjet, targat e të cilit nuk duken pasi janë shkatërruar tërësisht. Paraprakisht dyshohet se aksidenti është shkaktuar nga mjeti tip furgon, i cili ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor dhe  drejtuesi i tij ka humbur jetën. Identiteti i viktimave nuk bëhet ende i ditur, ndërsa pesë të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital, tre prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se, në automjetin me targë AA746DA udhëtonin 5 pjesëtarë nga e njëjta familje, të cilët ishin nisur drejt Greqisë.  Momentalisht mbeten ende të paqarta shkaqet e aksidentit, ndërsa policia po punon për të zbardhur ngjarjen

burimi www.shekulli.com.al

 

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top