Rreth orës dy të natës të ditës të sotme, në lagjen Neo Kosmo të Athinës
u shënua një sulm shumë i rëndë kundra disa emigrantëve. Siç raportin newsit.gr persona të paindentifikuar kanë hedhur një shishe me benzinë tek një shtëpi që banonin emigrantë. Menjëherë kanë ardhur forca të zjarrfikëseve të Athinës të cilët kanë vënë situatën nën kontroll.
Nuk raportohen të plagosur apo të vrarë nga kjo ngjarje. Policia e Athinës ka filluar hetimet. Paraprakisht sulmi konsiderohet se është sulm rracist.
Ditët e fundit janë raportuar disa sulme kundra emigrantëve.
albanians.gr
