Romela Begaj ka triumfuar në garën e shkeputjes, duke u shpallur kampione bote. Sportistja shqiptare fitoi medaljen e artë në stilin e shkëputjes ku ngriti 113 kilogram pas 3 provave.
Begaj merr pjesë në peshën deri 63 kg dhe dështoi vetëm në njërën nga provat. Ajo ngriti, fillimisht 110 kg, dështoi për të ngritur 113 kg, por në provën e tretë e ngriti këtë peshë.
Falë dështimit të konkurrentes kryesore, ajo u shpall kampione e botës në këtë stil.
Në dygarësh, ajo ka ngritur 245 kg, duke u renditur në vendin e 7-të. Në provën e parë tentoi të ngrinte 127 kg, por dështoi. Në provën e dytë 127 kg ia doli me sukses peshëngritësja kuqezi. Begaj ka shkelqyer edhe në provën e tretë, kur ka ngritur shtangën me peshën 132 kg. – See more at: http://shqiptarja.com/home/1/triumfon-edhe-romela-begaj-n–kazakistan-e-art–n–shk-putje-252084.html#sthash.DDy5Vgki.dpuf
