ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Agimi i Artë: Do hapim furrat për emigrantët dhe do i bëjmë sapun

Në Greqinë e ditëve tona, një vend i paralizuar nga kriza dhe nga keqqeverisja,

Në Greqinë e ditëve tona, një vend i paralizuar nga kriza dhe nga keqqeverisja,

një regjisor i ri ka arritur të infiltrohet në radhët e Agimit të Artë për të dokumentuar brendinë e lëvizjes që urren emigrantët.

Një vend në krizë
Në qytetet e Greqisë, në të cilat turistët shëtisin në hije dhe admirojnë vendet nga ku ka lindur filozofia dhe demokracia, ka edhe një numër të madh aktivitetesh tregtare të mbyllura për shkak të falimentimit dhe numrit të madh të të papunëve, por edhe për shkak të manifestimeve të dhunshme që përfshinë vendin. Agimi i Artë përfitoi nga kjo situatë për të gjetur vend dhe për t’ia hedhur të gjithë fajin për këtë situatë në të cilën ndodhet vendi, emigrantëve.

Gazetari Bill Weir i “Nightline”, i ABC news, ka takuar regjisorin Konstantinos Georgousis, që arriti të infiltrohet në radhët e anëtarëve të Agimit të Artë. Në një muaj, me kamerën e tij ai ka arritur të regjistrojë manifestimet raciste të kësaj lëvizjeje dhe i ka publikuar në filmin e tij dokumentar “The Cleaners”.

Faji i emigrantëve
“Këta parazitë pinë ujin tonë, hanë ushqimin tonë dhe thithin ajër grek”, thorë Alekos Piomaritis, një anëtar i lëvizjes. “Ata janë primitivë dhe nuk na interesojnë. Jemi gati të hapim furrat. Do ti kthejmë në sapun, por edhe kështu mund të na shkaktojnë infeksione të lëkurës”, vazhdon ai.
Është e qartë se për anëtarët e Agimit të Artë, Greqia ndodhet në këtë situatë të rëndë për shkak të atyre që nuk janë të një race me ta. Sipas Migration Policy Institute, në Greqi ndodhen mes 1 dhe 1,3 milion emigrantë. Instituti thotë se me krizën dhe urrejtjen raciste gjithnjë e në rritje në vendm, ka rënë ndjeshëm numri i emigrantëve.

Agimi i Artë mbështetet nga elita

Filmi i Georgousis ka shkaktuar edhe hapjen e një hetimi. Megjithatë, Agimi i Artë mbetet partia e tretë më popullore në vend, ndërsa vazhdon të rritet ndjeshëm. Sipas regjisorit Georgosis ka një pjesë të elitës greke që e mbështet fuqishëm këtë parti. “Ndoshta mendojnë se Agimi i Artë do të jetë e ardhmja dhe në këtë mënyrë tentojnë të ruajnë marrëdhënie të mira me këtë lëvizje. Nuk jam i sigurit, por është e qartë se një pjesë e elitës greke e mbështet atë”, thotë regjisori sipas të cilit të rinjtë në vend që të përqafojnë mendimet filozofike të Platonit dhe Aristotelit, tërhiqen më shumë nga legjendat e luftëtarëve spartanë.

Veprime gjithnjë e më të dhunshme
Sulme gjithnjë e më të dhunshme me sfond racist po ndodhin në Greqi, shumë prej të cilave nuk denoncohen nga autoritetet. Agimi i Artë ka shkuar në tezgat e tregtarëve emigrantë duke u kërkuar lejet e qëndrimit dhe duke ua prishur më pas të gjithë mallin. Ndër të tjera, partia ofron edhe persona që mbrojnë ose ruajnë grekët që jetojnë mes emigrantëve. Disa anëtarët të partisë janë të njohur pasi kanë ndjekur nga kishat emigrantët ose kanë larguar nga parqet e lojërave fëmijët e tyre.

Agimi i Artë ka ndërmend të përhapet fuqishëm në të gjithë botën. Kohët e fundit ka hapur një seli edhe në Gjermani e Australi. “Nightline” ka kërkuar disa herë të mund të intervistojë disa anëtarët të partisë, por përgjigjia ka qenë gjithnjë “jo”.

“Kjo ndodh për faj të medieve kryesore, të cilat nuk bëjnë gjë tjetër veçëse na sulmojnë”, është përgjigjur njëri prej tyre me e-mail. Dhe në fund të gjithçkaje, motoja e Agimit të artë, mbetet “Është gjithnjë faji i të tjerëve”.

Përktheu nga italishtja: Arjola Hekurani

Marrë nga: www.giornalettismo.com

http://www.civitas.al

 

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top