Shqip

Aeroporti i Tiranës “Νënë Tereza” kalon tek Kinezët

Aeroporti i Tiranës “Νënë Tereza” kalon tek Kinezët

Tirana International Airport (TIA) njoftoi sot se China Everbright Limited, një kompani ndërkombëtare investimesh dhe menaxhimi të aseteve e vendosur ne Hong Kong, merr në zotërim 100% të kapitalit aksionar të TIA-s.

Në deklaratë citohet Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i China Everbright Limited, Chen Shuang, i cili falënderon Qeverinë Shqiptare dhe TIA-, për përfundimin me sukses të procesit të blerjes.

Ai ka shtuar me mbështetjen dhe burimet e grupit, TIA mund të zhvillojë më tej facilitetet dhe pajisjet e saj, për të bërë dallim të shkëlqyer në çdo aspekt
China Everbright Limited, themeluar në 1997, është një degë ndërkombëtare e investimeve të China Everbright Group, një kompani shërbimesh të ndryshme financiare. CEL menaxhon 33 fonde private investimi dhe zotëron më shumë se 8.7 miliardë dollarë në asete në administrim. Në deklaratë shtohet se CEL ka përvojë të gjerë në industrinë e aviacionit.

Konsorciumi Tirana international Airport (dikur Tirana Airport Partners), në vitin 2004 nënshkroi një marrëveshje koncesionare 20 vjeçare me qeverinë shqiptare për ndërtimin dhe shfrytëzimin e Aeroportit Ndërkombetar “Nënë Tereza”.

Ai u ratifikua nga Kuvendi në 2005-ën dhe kjo konsiderohet si data e nisjes së koncesionit.

Vetëm pak kohë më parë, Qeveria rinegocioi kontratën duke bindur koncesionarët Gjermanë të hiqnin dorë nga ekskluziviteti i fluturimeve ndërkombëtare në këmbim të zgjatjes së kontratës. Pas rinegociimit të kontratës erdhi shitja e koncesionit te grupi kinez.

BURIMI : http://shqiptarja.com/Ekonomi/2733/–8203-aeroporti-i-rinasit-kalon-100-tek-kompania-kineze-378503.html#sthash.DVb6crbD.dpuf

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top