ΕΙΔΗΣΕΙΣ

A janë emigrantët qytetarë, për shtetin grek?

 

 

 

 

 

 

Që kur erdha në Greqi e gjer më sot,

Rroj me stres e rroj me ankth, s’duroj dot.

 

 

 

 

 

 

Që kur erdha në Greqi e gjer më sot,

Rroj me stres e rroj me ankth, s’duroj dot.

Mundohemi për më mirë..ah moj botë …

Në kurbet s’je kurrë i lirë… është e kotë…!

Na luftojnë na urrejnë pa mëshirë,

Nuk duan kurrsesi të jesh mirë.

Nëpër zyrat e bashkisë, hall mbi hall,

Për një vulë e për një kartë të bjenë vërdallë

Më në fund filloi dalja para “PASQYRËS”! Këtë kemi vite që e presim ne emigrantët! Kemi folur, por zëri ynë është mbytur. Kemi rënkuar, por jemi përballur me shurdhërinë e burokracisë së dirigjur nga sistemi i një politike të gabuar. Pikërisht ajo politikë që Z.Panajotis Psomiadhis e vë re tani, pas përmbysjes së partisë së tij nga pushteti. Po e ritheksojmë edhe një herë: “Sa më i rregullt të jetë shteti karshi qytetarëve, aq më pak probleme sociale ka”, tha zoti Psomiadhis! Kjo është filozofike dhe në qoftë se Greqia, apo kushdo shtet, nuk e ka prasysh, nuk e zbaton, nuk e beson, varet nga politika që ka vendosur të ndjekë, por nuk mundet kurrsesi ta shmangë konfliktin social më mbrapa, i cili patjetër sjell lulëzimin e politikës anti-qytetare. Çdo politikë e kujtdo pushteti duhet pa tjetër të ketë mirëkuptimin dhe aprovimin e pjesës më të madhe të popullit dhe kjo pjesë duhet t’i kalojë pa tjetër 3/4 e masës së popullsisë, përndryshe nuk ka jetëgjatësi.

E keqja është se Greqia, kurrë nuk i ka konsideruar emigrantët si pjesë përbërëse të kësaj popullsie, që jeton, punon, merr pjesë në zhvillimin material e shoqëror të vëndit dhe popullit të saj. Atëherë, dashur pa dashur, kjo pjesë shndrrohet automatikishtë në pjesën më të keqtrajtuar, më të diskriminuar mbi të cilën janë hedhur edhe gjykimet e veprimet më negative. Ajo thënie e Z.Psomiadhi, nuk është e rastësishme, por është një përfundim i nxjerrë pas gjithë rishikimit të rrugës së ndjekur deri tani dhe që, për mendimin tim akoma nuk është vonë për ta riparuar, por jashtë çdo kornize burokratike dhe në mënyrë eksperte dhe shpejt, pasi pasojat e vonesës do jenë më të rënda dhe më të pa riparueshme për vëndin dhe gjithë shoqërinë.

Këtë ndryshim e ka vënë re me kohë edhe partia PASOK, e cila erdhi në pushtet dhe që mori vendimin të bëj një hap përpara, siç ishte dhënia e fuqisë së lëvizjes së emigrantëve me vërtetimet (veveosi) të depozitimit të dokumentave! Këtë ne kemi vite që po e kërkojmë nëpërmjetë shoqatave, nëpërmjetë shtypit, edhe shteti e ka kërkuar në përmjetë përfaqësisë së tij këtu, por përgjigja e shtetit grek, e partisë në pushtet, gjithmonë ka qënë negative. Ky është 1% e gabimit të kësaj politike që sundoi për kaq kohë, ashtu siç është 1% (lëvizja e lirë e emigrantëve me veveosin), e gjithë asaj pune pozitive që duhet të bëjë Pasoku.

Pikat kryesore që diskriminohen dhe po shkatërrohen një e nga një familjet e emigrantëve, është kushti i të ardhurave dhe ensimat, të cilat emigranti nuk mundet t’i sigurojë për vetë faktin e thjeshtë sepse lulëzon tregu i zi i punës, burokracia dhe tani në fund edhe kriza ekonomike. Janë përçarë familjet gjersa, nga një familje normale me 4 anëtarë, 2 janë të ligjshëm dhe 2 të pa ligjshëm, thua se nuk janë të interesuar të gjithë njëlloi, apo nuk jetojnë bashkë apo nuk janë fëmijët e një barku, kur i thonë fjalës! Kjo është pasojë e padrejtësive që bëhen në kurriz të emigrantëve, ku fjala “FAMILJE EMIGRANTE” për politikën greke përkthehet në “PËRÇA E SUNDO” sa më shumë, që të mos e ngrenë kokën kurrë. Por pavarësisht nga kjo, ne si e emigrantë e kemi të shenjtë dhe kemi bërë të pa mundurën ta ruajmë familjen dhe për çudi të kësaj politike diskriminuese në kurrizin tonë, këto familje të luftuara kanë nxjerrë anëtarë të dalluar nga të gjitha anët, të cilët jua kalojnë në shumë raste edhe anëtarëve të atyre familjeve të rritura në kushte komode.

I theksova këto pak gjëra për të kuptuar të gjithë ne se, KARTA E TË DREJTAVE TË NJERIUT duhet të zbatohet për të gjithë njëlloj. Fenomeni i racizmit, si fenomen shkatërrues për emigrantët të cilët asnjëherë nuk e kan ndjerë veten të sigurtë, si qytetarë të kësaj shoqërie, gjithmonë ka buruar dhe është nxitur nga dikastere të ndryshme shtetërore, nga zyrat e shërbimit shtetëror si IKA, OAED, Policia, Bashkia, Periferia, Drejtoria e emigracionit etj. Si mundet të thuash se nuk ka burokraci në nxjerrjen e lejeve të emigrantëve të cilët kanë nga 2 vjet që kanë depozituar dokumentat dhe akoma nuk kanë parë tu dalë pulla që ngjitet në pasaportë? Si mund të thuash se nuk ka racizëm pas gjithë këtyre veprimeve anti emigrantëve? Por ne nuk kemi parë e dëgjuar që Greqia të dënojë ndonjë burokrat apo racist? Çfarë them edhe unë… Ajo nuk po dënon hajdutët e mijra e miliona eurove….!

Këtu në Zakynthos kanë gjetur një metodë shumë praktike për tu shfajësuar….! Ose organizojnë djegien e bashkisë si në 07/01/06, ose orgazizojnë vjedhjen e dokumentave si para 2 javësh dhe… i kanë larë duart se fajtori edhe po u gjet si në rastin e parë, e pakta që është, do lihet i lirë…!

Para 2 javësh këtu në Zakynthos u vodhën zyrate e Periferies ku dalin kartat e emigrantëve. Foli Televizioni, shkruajtën gazetet, por emigrantët presin përshpejtimin e procedurës së mbetur 2 vjet mbrapa! (siç thonë zyrtarët!).

Në këto momente ne shpresojmë shumë tek partia e PASOKUT e cila edhe gjatë fushatës së zgjedhjeve e kishte në program, por pa u shkëputur nga mentaliteti i vjetër dhe nga burokracia, as kjo nuk do të ketë sukses. Ne presim që vëndi ynë Shqipëria, të hyjë në Evropë sepse shumë probleme marrin një zgjidhje automatike më vonë, por me të drejtë Evropa vendos disa kushte të cilat është mirë t’i përmbushim.

Por a ka menduar ndokush se vetë Evropa nuk i ka të gjitha ato kushte që dikton tek të tjerët? Unë vetëm një do të theksoj dhe që është kryesorja: Zbatimi i kartës së të drejtave të njeriut në Evropën e Bashkuar. Një vend anëtar është edhe Greqia e cila i shkel me të dyja këmbët. Le të shpresojmë për ditë më të mira.

Autori është emigrant në Zakynthos

Gazeta Tribuna

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top