ΕΙΔΗΣΕΙΣ

90 herë me thikë tre vajzave të saj

Prokuroria e Leccos ka bërë publike ekspertizën mjeko-ligjore, për vrasjen e tre vajzave shqiptare. Autore e krimit të rëndë ka qenë nëna e tyre, ku sipas ekspertizës ajo i ka qëlluar nga 30 herë me thikë vajzat e saj, bën të ditur “TGCOM24”.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të 9 marsit të këtij viti, ku Edlira Çopa Dobrushi vrau tre vajzat e saj, Simona, Keisi dhe Sidni, 14, 10 dhe 3 vjeçe.

Edlira Dobrushi, 37 vjeçe ishte ndarë bashkëshorti Bashkim Dobrushi dhe “isha e dëshpëruar”, ka thënë ajo për policinë. Ajo është akuzuar për “vrasje të shumëfishtë”.

Simona, Keisi dhe Sidni, u qëlluar për vdekje me thikë nga nëna e tyre në qytetin e Leccos në Itali. Avokati i Edlira Dobrushit, ka treguar për median se, kishte mundur të fliste me të për atë që kishte bërë.

“I kam shpjeguar atë që kishte bërë dhe atë që po ndodh me çështjen ndaj saj, me qëllim që ajo të jetë e vetëdijshme”, ka thënë ai.

“Nuk doja që të jetonin një jetë të dëshpëruar”, ka thënë Edlira Dobrushi për policinë në momentin kur është shoqëruar për në spital pas krimit makabër që ajo kishte bërë.

Trupat e pajetë të tre vajzave të mitura, Simona, Keisi dhe Sidni Dobrushi janë sjellë në Shqipëria dhe janë varrosur në fshatin Dobrush të komunës Malzi të Kukësit.

burimi www.shekulli.com.al

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top