ΕΙΔΗΣΕΙΣ

7 Mars Dita e Mësuesit

Sot është dita e mësuesve, edukatorëve, pedagogëve, është festa e tyre. Si në çdo 7 Mars, edhe këtë vit në të gjithë Shqipërinë do të festohet Dita e Mësuesit.

Aktivitete të shumta priten të organizohen në mbarë vendin, ku mësuesit sot do të marrin falënderimet për punën që kanë kryer në edukimin e brezit të ri. Kjo ditë e rëndësishme e ka zanafillën në 7 mars të vitit 1887 me hapjen e Mësonjëtores Shqipe në Korçë.

Albanians.gr uron të gjithë mësuesit dhe mësueset  në Shqipëri, por veçanërisht mësuesit dhe mësueset e shkollave shqiptare në Greqi, gëzuar 7 Marsin, suksese në punën tuaj dhe ju faleminderit.

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top