Përvjetori i Mësonjëtores dhe Dita e Mësuesit, shënojnë një nga elementët kryesorë të Rilindjes, kur përpjekjet e atdhetarëve nën drejtimin e Komitetit Kombëtar sollën çeljen e shkollës së parë kombëtare shqipe, që u caktua në qytetin e Korçës.
Kështu, më 7 mars 1887, u çel shkolla në gjuhën shqipe e cila kishte fillimisht mbi 35nxënës. Megjithëse edhe më parë ishin bërë përpjekje për çeljen e shkollave shqipe,shkolla Komitetit Kombëtar dallohej për fizionominë e saj kombëtare dhe jofetare.
Mësimi zhvillohej vetëm shqip, djem e vajza bashkë dhe pa asnjë përmbajtje fetare.Në fillim kjo shkollë kishte katër klasa, numri i nxënësve pas tre muajsh arriti në 60 dhenë vitin e dytë të saj në 300 nxënës.
Mësuesit e parë që dhanë mësim në këtë shkollë ishin Pandeli Sotiri, Thanas Sina e Thoma Avrami.
Si drejtues të shquar të kësaj shkollepërmendim atdhetarët e njohur: Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Janko Minxha, Kristaq Vaja
