Gjakmarrja në Shqipëri në 22 vite tranzicion numëron 6 mijë jetë të humbura dhe 10 mijë familje të ngujuara.
Këto shifra janë bërë publike nga Avokati i Popullit, institucion i cili ka prezantuar edhe draftin për gjakmarrjen, duke rekomaduar masat, që mund të merren për të parandaluar dukurinë.
Pjesa më e madhe e vrasjeve të kryera për gjakmarrje janë kryer në Tiranë, ku famijet kanë migruar kryesisht për t’i shpëtuar gjaksit. Ndërsa viktimat në pjesë e madhe të tyre janë të rinj nga mosha 21-37 vjeç, ku nuk mungojnë vrasjet e fëmijve dhe femrave.
Në raport thuhet se, numri i familjeve që kanë hyrë në hasmëri ka ardhur duke u ulur gjatë viteve, por dukuria vazhdon të jetë shqetësuese.
burimi www.shekulli.com.al
