ΕΙΔΗΣΕΙΣ

5-vjetori i pranimit të Shqipërisë në NATO

Në Ministrinë e Mbrojtjes u zhvillua paraditen e së hënës ceremonia e 5-vjetorit të pranimit të Shqipërisë në NATO.

Ministrja e Brendshme, Mimi Kodheli, shprehu në fjalën e saj “mirënjohjen e pafundme ndaj NATO-s për ndërhyrjen në Kosovë” dhe shtoi se është krenare për “trupat tona që po kontribuojnë sot në misionet e NATO-s për paqen kudo në botë”.

I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili theksoi se Shqipëria është “pjesë e aleancës më të fuqishme dhe siguria jonë kombëtare ka arritur nivele të paimagjinueshme”.

“Anëtarësimi në NATO e ka rritur rëndësinë dhe fuqinë politike të Shqipërisë si shtet. Shqipëria ka garantuar angazhimin e saj për të mbrojtur edhe ushtarakisht integritetin dhe pavarësinë e saj. Është angazhuar për mbrojtjen e integritetit e pavarësisë së çdo vendi aleat me të dhe për mbrojtjen e paqes, lirive dhe të drejtave kudo ku kjo aleancë e sheh të nevojshme. Mbajtja e barrës së të tjerëve përbën një arsye krenarie për ne”, vlerësoi Rama.

Kryeministri shpjegoi edhe rëndësinë e të qënit në një aleancë si NATO: “Jetojmë në një botë që provon çdo ditë se sa largpamëse ka qenë ideja për t’i dhënë jetë kësaj aleance dhe se sa aktuale është çdo përpjekje për forcimin e saj. Zhvillimet e fundit në Ukrainë shërbyen për ta sjellë përpara syve tanë rëndësinë e jashtëzakonshme të vlerave dhe parimeve që na bashkojnë.”

burimi www.top-channel.tv

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top