ΕΙΔΗΣΕΙΣ

5 maj Dita e Dëshmorëve të Atdheut. Dita e njerëzve të pavdekëshëm

Sot 5 Maj përkujtohet dita e Dëshmorëve të Atdheut,

Sot 5 Maj përkujtohet dita e Dëshmorëve të Atdheut, Dëshmorëve të Kombit siç jemi mësuar ti quajmë. Albanians.gr,  në shenjë nderi për këto njerëz që sakrifikuan jetën e tyre për Atdheun do bëj një paraqitje speciale që të informohen të gjithë Shqiptarët rreth kësaj dite, si dhe rreth dëshmorëve të Atdheut

Dita e Dëshmorëve u vendos të jetë 5 Maji 1942, dita kur  u vra nga fashistët, Qemal Stafa, i ri komunist aktivist i luftës Nacional Çlirimtare.

Cilët konsiderohen Dëshmorë të Atdheut

Statusi i Dëshmorit të Atdheut u njihet: (SIPAS Ligji Nr. 8607, datë 27.04.2000)

a) personave të rënë në luftë për liri dhe pavarësi kombëtare para 28 Nëntorit 1912 dhe shtetasve shqiptarë që kanë rënë në luftë për mbrojtjen e integritetit territorial, të lirisë dhe pavarësisë së Shqipërisë, para 7 prillit të vitit 1939;

b) shtetasve shqiptarë që kanë marrë pjesë me armë në dorë ose në formë të organizuar në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare (7 prill 1939 deri më 29 Nëntor 1944) dhe kanë rënë duke luftuar kundër pushtuesve nazifashistë dhe bashkëpunëtorëve të tyre; që kanë vdekur për shkak të plagëve të marra në luftë ose janë ekzekutuar, ose kanë vdekur nga tortrat në burgje e kampe përqëndrimi nazifashiste deri më 9 maj 1945;

c) shtetasve shqiptarë, pjesëtarë të formacioneve të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, që kanë rënë në luftë kundër pushtuesve nazifashistë jashtë kufijve shtetrorë, deri më 9 maj 1945;

d) shtetasve shqiptarë që kanë rënë duke luftuar për çlirimin e Kosovës nga pushtuesit serbë në vitet 1998-1999;

dh) shtetasve shqiptarë që kanë rënë duke luftuar në Spanjë (1936-1939) ose në vende të tjera, të inkuadruar në formacionet e koalicionit antifashist, deri më 9 maj 1945 ose kanë vdekur nga plagët e marra në këtë luftë;

e) shtetasve shqiptarë që kanë rënë ose bien në krye të detyrës për mbrojtjen e integritetit territorial, për mbrojtjen e institucioneve shtetrore nga terrorizmi, ose në luftë kundër bandave të armatosura dhe kundër krimit ndaj jetës së individit;

ë) shtetasve të huaj, pjesëtarë të formacioneve të Ushtrisë Nacionalçlirimtare që kanë rënë duke luftuar kundër pushtuesve nazifashistë.

ASPEKTI LIGJORE

Perpara krijimit te shtetit  shqiptar , populli shqiptar I kujtojnte deshmoret e tij dhe mbante gjalle legjendes te tyre , nepermes kenges epike , dhe trashgimise te histories te tyre nga brezi ne brez

Pas shpalljes së Pavarësisë më 1912 e deri me l945, shteti shqiptar nuk krijoi një status ligjor për dëshmorët e Atdheut. Në vitin l923 ligjërohet vetëm pensioni për familjen e tij, si pjesë e ligjit për pensionet e ushtarakëve

Gjate luftes nacional clirimtare , fillojn perpjekjet e para per te nderuar deshmoret e rene ne fushat e betejave. , të rënët i bënë simbol frymëzimi për luftëtarët e lirisë. Këngët për dëshmorët, dhënia e emrave të dëshmorëve reparteve partizane, shkrimet për aktin e tyre në shtypin e luftës dhe në fjalime, betimi para varreve te tyre, varrimi partizan ceremonial, ndihma për familjet, zëvendësimi i tyre në rradhët partizane nga të afërt etj., të gjitha këto janë shprehje e vlerësimit për aktin dhe figurën e dëshmorit.

pas çlirimit, më 28 gusht 1945, kryesia e Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar, miratoi ligjin Nr. 109 “Mbi shpërblimin e familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare”. Ky ligj sanksiononte edhe trajtimin  e familjeve të patriotëve që kishin luftuar e rënë për atdheun edhe para Luftës Aantifashiste Nacionalçlirimtare, në kohën e Rilindjes Kombëtare, në luftrat për pavarësi, duke shënuar kështu përpjekjen e parë për një ligj integral për dëshmorët  e Atdheut.

Ne vitet ´60-të statusi i dëshmorit përpunohet më tej dhe zgjerohet, duke specifikuar termin”Dëshmor i Atdheut”. Në këtë ligj futen edhe Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut, të cilat u ndërtuan në të gjitha qëndrat e rretheve të vendit, ku u përqëndruan varret e të gjithë dëshmorëve, me përjashtim të atyre të Pezës e të Kuçit të Vlorës. U ndërtuan edhe Varrezat  e Dëshmoreve të Atdheut në Tiranë me monumetin  “Nënë Shqipëri”

Me 1992-1993, me ndërrimin e sistemit politik, pësoi ndryshime edhe statusi i Dëshmorit të Atdheut. Me një vendim të qeverisë Meksi, ende i papublikuar, iu hoqën përfitimet familjeve të dëshmorëve.

Ne vitin 2000, pas shumë përpjekjeve u miratua ligji Nr. 8607 datë 27.04,  “Statusi i  Deshmorit te Atdheut”, në të cilin përfshihen dëshmorët e të gjitha periudhave historike, madje edhe të rënët në vitet 1997-1999, në Shqiperi dhe në Luftën Çlirimtare të Kosovës

Numri i Dëshmorëve të Atdheut-Disa shifra

Numri i dëshmorëve të rënë gjate periudhës të rilindjes kombëtare  dhe luftrave  për pavarsi (1840-1912) , nuk është saktësisht i njohur. Shumica e te vrarëve gjatë kësaj periudhe u njohën si dëshmorë të Atdheut mbas viteve 70 , dhe ekzistonin shume pak të dhëna për veprimtarinë e tyre.

19 nga dëshmorët e periudhës 1840-1912 janë shpallur Heronj te Popullit

6 nga dëshmorët ë Luftës te Vlorës (1920) janë shpallur gjithashtu Heronj te Popullit

12 dëshmorë te rënë gjate qëndresës kundër pushtimit italian më 9 Prill 1939

9470 dëshmorë të vrarë në luftim kundër pushtuesëve nazifashitë

6436 të pushkatuar nga nazifashitët e bashkëpunëtorët e t

13200 të ekzekutuar nga nazifashistët në kampet e përqëndrimit ne Gjermani , Itali ,Prishtinë etj

Per arsye politike Shteti Shqiptar nuk njohu asnjëherë Luftëtarët e UÇKs si dëshmorë te Atdheut.Ato njihen ne Shtetin e ri te Kosovës si te tillë. Por çdo shqiptar njeh si Dëshmorë te Kombit edhe 2070 djemt dhe vajzat e rënë gjatë luftarëve të UÇKs  për çlirimin e Kosovës (1997-1999) ,  Preshevës (1999-2000)  si dhe mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve ne Maqedoni (2001)

500 efektiv te forcave të kufirit( sot Policia e Kufirit)

39 Pilot të Avjacionit Luftarak

238 Efektivë te Policisë të Shtetit

Mbi 80 oficerë dhe ushtarë të Ushtrisë Shqiptare

 

 

Përgatiti për albanians.gr

Gaston Sanxhaku.

Dëshirojmë të falenderojmë këtu kolonelin në rezervë, zotin Halil Katana kryeredaktor i revistës Pavdekësia, për të gjitha të dhënat që na disponoi.

 

 

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top