ΕΙΔΗΣΕΙΣ

480.000 shqiptarë kanë emigruar nga Shqipëria gjatë viteve 2001-2011

Me sa duket Shqipëria është përballuar me një valë të dytë emigrimesh gjatë dhjetvjeçarit të fundit. Sipas drejtorit të Institutit të Statistikave-INSTAT Gjergj Filipi, reth 480.000 shqiptarë kanë emigruar nga Shqipëria gjatë viteve 2001-2011.

Gjithashtu sipas INSTAT, gjatë  vjeçarit të fundit janë vënë që lëvizjet  demografike në Shqipëri, kanë krijuar polarizim ekonomik, ku vëhen re se diferencat ekonomike nga një zonë në tjetrën në Shqipëri janë shumë të mëdha.

Gjithashtu INSTAT deklaroi se në vitin 2001 papunësia tek të rinjtë ishte 35% kurse në vitin 2011 ajo ka kapurs shifrën 52%.

INSTAT publikoi dhe një të dhënë tjetër tepër shqetësuese që ka të bëj me popullsinë shqiptare.  “Bazuar në projeksionet e reja të popullsisë, në vitin 2027, pra vetëm 13 vjet nga tani, rritja natyrore mund të bëhet negative, pra numri i vdekjeve do të tejkalojë numrin e lindjeve” bëri të ditur Zoti Filipi

Për Albanians.gr

Gaston Sanxhaku

LEXONI AKOMA

480.000 άτομα εγκατέλειψαν την Αλβανία μέσα σε 10 χρόνια

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top