ΕΙΔΗΣΕΙΣ

38-vjeçarja shqiptare vret 3 vajzat e saj: Shmanga të ardhmen e tyre të dëshpëruar

Itali 38-vjeçarja shqiptare Edlira Dobrushi, vrau mëngjesin e sotëm me thikën e kuzhinës tre vajzat e saj të mitura: Sidnin 3 vjeç, Kesin 10-vjeçare dhe vajzën më të madhe Simonën, vetëm 13 vjeç.

“I vrava unë për të shmangur të ardhmen e dëshpëruar që i priste përpara” ka deklaruar tek  karabinierët

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në banesën e tyre, në periferi të Lecco-s në Itali. Autoritetet italiane u njoftuan për krimin nga fqinjët e familjes shqiptare, të cilët kishin dëgjuar thirrjet e vajzave për ndihmë, teksa përpiqeshin t’i shmangeshin përpjekjeve të nënës së tyre për t’i qëlluar me thikë.

Kur mbërritën në apartamentin e vogël ku jetonte gruaja e divorcuar me tre vajzat, karabinierët u përballën me një skenë horror, pasi gjithçka ishte mbuluar në gjak, ndërsa 38-vjeçarja, me plagë në duar e qafë, në gjendje shoku, ishte shtrirë përpara portës së banesës.

Ndërkohë vajzat e mitura u gjetën pajetë në një krevat, ku i kishte vendosur gruaja, pasi kishte kryer krimin.

Babai i vogëlusheve, Bashkim Dobrushi ishte nisur një ditë më parë për në Shqipëri. Ai u njoftua për ngjarjen e rëndë nga policia shqiptare, sapo zbriti nga trageti në portin e Durrësit. Çifti ishte divorcuar formalisht që në muajin shtator, ndërsa ligjërisht kishin firmosur ndarjen në muajin shkurt.

 

burimi www.ballkanweb.com

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top