ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Horoskopi sot 11 Shkurt 2014

Dashi

Do jeni në kërkim të emocioneve të forta sot ju që jeni në një lidhje. Duke qenë se komunikimi dhe bashkëpunimi në çift do jene të mira të gjitha dëshirat do iu realizohen.

Demi

Do jeni në humor shumë të mirë gjatë kësaj dite dhe do kaloni mjaft momente romantike pranë personit që dashuroni. Për asnjë moment nuk do mërziteni.

Binjakët

Do e adhuroni atë që keni në krah gjatë kësaj dite dhe do dashuroheni si kurrë me parë. Emocionet do jenë të papërshkrueshme. Nëse ende jeni beqarë, duhet të përfitoni nga mundësitë.

Gaforrja

Gjërat nuk do shkojnë ashtu si ju i kishit ëndërruar në jetën në çift kështu që do ketë edhe momente kur do mërziteni pa masë. Beqarët do kenë takime të shumta.

Luani

Ditë e turbullt dhe herë pas here e mbushur me mosmarrëveshje, kjo e sotmja. Mos e ngrini më shumë sesa duhet zërin dhe mundohuni të sqaroni çdo gjë me qetësi.

Virgjëresha

Do dashuroheni çmendurisht sot me partnerin tuaj dhe do jeni gati për të marrë edhe ndonjë hap më tej. Në momentet që nuk e prisni ai mund t’iu bëjë edhe ndonjë surprizë.

Peshorja

Priten disa probleme të vogla sot në jetën tuaj në çift, por gjithçka mund të zgjidhet me tolerance dhe mirëkuptim. Gjithsesi mos prisni gjëra të jashtëzakonshme menjëherë.

Akrepi

Do ketë mosmarrëveshje të vogla në çift gjatë kësaj dite, por asgjë për tu shqetësuar. Të dy do tregoheni më të hapur dhe do sqaroni gjithçka sa hap e mbyll sytë.

Shigjetari

Do keni konflikte me partnerin tuaj gjatë kësaj dite dhe nuk do mundeni dot të jetoni të qetë. Asgjë nuk do shkojë ashtu si e kishit ëndërruar, megjithatë nuk duhet të bini në pesimizëm.

Bricjapi

Ditë e animuar dhe mjaft e ngrohtë kjo e sotmja për të dashuruarit. Partneri do iu bëjë edhe disa propozime interesante, të cilat nëse i pranoni mund t’ua ndryshojnë të ardhmen.

Ujori

Ditë shumë e zakonshme dhe pa asgjë të veçante kjo e sotmja për të dashuruarit. Merrini gjërat si t’iu vijnë dhe bëni atë që ndieni. Beqarët do kenë një ditë normale.

Peshqit

Asgjë nuk do shkojë ashtu si ju e kishit menduar për jetën në çift gjatë kësaj dite. Debatet me partnerin do jenë të njëpasnjëshme dhe secili do kërkojë më tepër pavarësi.

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top