Me shpalljen e ligjit Ragkousi
si antikushtetues nga Këshilli i Lart i shtetit Grek dhe një herë emigrantët kthehen në viktima të sistemit politik grek.
Siç deklarojnë ekspertë ligjorë shpallja e ligjit 38/38 si antikushtetues mund të ketë këto pasoja
3500 emigrantë që kanë përfituar nënshtetësinë Greke nga viti 2010 e këtej do e humbin atë
Rreth 10000 kërkesa për nënshtetësi do hidhen poshtë
200000 fëmijë emigrantësh që kanë lindur në Greqi do vazhdojnë të konsiderohen emigrantë dhe do vazhdojnë me leje qëndrimi
Në të gjithë bashkite ku votuan ose kishte kandidatë emigrantë gjatë zgjedhjeve të 2010, rezulatatet do hidhen poshtë dhe do bëhen zgjedhje të reja!
Për paravolon që kanë paguar emigrantët për marrjen e nënshtetësisë asnjë fjalë. Gjithashtu ka me dhjetra djem emigrant që përfituan nënshtetësinë dhe këtë moment bëjnë shërbim të detyrushëm ushtarak në Ushtrinë greke. Dhe për këtë kategori nuk dihet se çdo bëhet.
Gjithësesi të gjitha të lartpërmendurat janë akoma diskutime që bëjnë ekspertët ligjore! Pritet të dal vendim përfundimtar nga qeveria
Gaston Sanxhaku
Albanians.gr
